Liri Berisha promovon në 2 prill librin “Autizmi në klasën tuaj”
30-03-2011 / Gazeta 55
Presidentja e Fondacionit “Fëmijët shqiptarë” znj. Liri Berisha flet për 2 prillin, ditën e autizmit. Ne këtë ditë sensibilizuese, ajo ka vënë theksin në ndihmën dhe nevojën që kanë këta fëmijë.
“Java që vjen eshte sensibilizuese për autizmin. Autizmi në Shqipëri është në rritje. Është rritur diagnostifikimi i rasteve dhe se në vjeshtë do të përfundojë qëndra për autikë. Qëndra për fëmijët autikë 2-7 vjeç”.
Më tej, znj. Berisha deklaroi se në datën 2 prill do të promovohet libri për autizmin me titull “Autizmi në klasën tuaj”. Ky është libri i parë profesional në ndihmë të autikëve. Ky libër do ti vijë në ndihmë familjeve të fëmijëve autikë.