E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Fajin e ka Saliu”, slogani i ri i PS-së


“Fajin e ka Saliu”. Ky është sllogani i cili do te përdoret nga PS-ja ndërsa ka nisur takimet nëpër rrethe të ndryshme të vendit.
 

Kryetari i opozitës dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama ka udhëtuar drejtë qytetit të Elbasanit për të diskutuar rreth kandidaturave të mundshme në zgjedhjet e 8 majit sikurse dhe për protestat e vijushmerine e tyre.

 “Beteja jonë nuk do të ndalet. Ne jemi kundër pushtetit që vodhi votat në 2009. Jemi kundër pushtetit që vrau në datën 21 janar. Pushteti vodhi 1280 pasuri të popullit” ka deklaruar Rama.
 

Ndërkaq, kreu opozitar nga Elbasani ka deklaruar se të gjithë duhet të ngrihen kundër këtij regjimi kusarie.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›