SHBA mbështet kryeprokuroren
Shtetet e Bashkuara te Amerikës kane përforcuar tonet e mbështetjes ndaj Prokurorisë se Përgjithshme ne hetimin e ngjarjeve te 21 Janarit. Edhe pse u pyet nëse përbën anësi vënia nen arrest vetëm e gardisteve, zëvendëssekretari amerikan i shtetit Xhejms Stajnberg ne konferencën për shtyp ka bere thirrje për te mos paragjykuar punën e bere nga organi i akuzës, qe sipas tij nuk mund ta quajmë te njëanshme, pasi kjo do te ishte e parakohshme. Përfaqësuesi i Departamentit Amerikan te Shtetit ashtu si çdo diplomat tjetër me pare nuk ka artikuluar një zgjidhje konkrete për te dale nga kriza politike. Sipas tij kjo është një çështje tërësisht e shqiptareve e liderëve politike dhe e vete popullit. Stajnberg deklaroi se zgjedhjet duhet te jene e vetmja rruge për te ardhur ne pushtet dhe jo mjete te tjera antikushtetuese. Pavarësisht serisë se gjate te takimeve qe kane bere ne Shqipëri përfaqësues te larte te Shteteve te Bashkuara te Amerikës dhe Bashkimit Evropian, kriza politike nuk po gjen zgjidhje. Ndoshta kjo ishte edhe arsyeja qe e shtyu zëvendësin e Hillary Clinton ta cilësoje ?sfide? vizitën e tij ne Tirane.
Shpërndaje