Kapen dy minorene te dyshuar si autoret e vjedhjes se cantave
Dy minorene 14-vjecare jane ndaluar nga policia e kryeqytetit pasi jane kapur ne kushtet e flagrances duke vjedhur me dhune nje sasi prej 300 eurosh ne canten e nje gruaje. Nderkohe qe hetimet e policise kane nxjerre ne drite se dy te ndaluarit dyshohet te jene edhe autoret e nje sere vjedhjesh te tjera te cantave te grave kryesisht ne zonen e Kombinatit ne Tirane. Lajmi eshte konfirmuar nje dite me pare nga te dhena te policise se kryeqytetit sipas te cilave nga Sherbimet e Parandalimit dhe te Hetimit te Krimit te Komisariatit te Policise nr. 6 Tirane filluan procedimin penal ne gjendje te lire per shkak te moshes se tyre te mitur per M. C. dhe J. B. qe te dy 14 vjec banues ne Unaze te Re Tirane te dyshuar per nje sere vjedhjesh. Sipas policise nga hetimi i kryer rezultoi se keta shtetas dy net me pare rreth ores 1900 ne Unaze te Re dyshohet se i kane vjedhur me dhune canten nje shtetaseje 23-vjecare ku i kane marre shumen e parave prej 300 euro. Ne cilesine e proves materiale u bllokua canta dhe 300 euro. Nderkohe nga hetimet e kryera rezultoi se keta shtetas jane edhe autore te dyshuar te nje sere vjedhjesh te tjera kryesisht te cantave ne zonen e Kombinatit. Procedurat e marrjes ne pyetje u kryen ne prani te prinderve dhe te psikologes. Materialet i kaluan prokurorise per vepren penale te Vjedhjes parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.