E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fajon Kosova te punoje per kriteret per liberalizimin e vizave

Eurodeputetja Tanja Fajon kerkoi nga institucionet kosovare qe te intensifikojne punen ne permbushjen e kritereve per liberalizimin e vizave ndersa tha se Bashkimi Evropian duhet ti jape Kosoves sa me pare udhezime te qarta per permbushjen e kritereve. Keto komente Tanja Fajon i beri ne fillim te nje vizite te saj ne Kosove e cila do te shoh nga afer te arriturat e institucioneve te Kosoves sa i perket procesit te liberalizimit te vizave. Tanja Fajon tha se Shqiperise dhe Bosnjes e Hercegovina me gjase ne fund te vitit do tu hiqen vizat ndersa nuk i pelqeb fakti qe Kosova do te mbetet e izoluar. Kjo sipas saj do ta rrise frustrimin e qytetareve te Kosoves.

Shpresoj qe data 10 nentor dy dite pasi ministrat te marrin vendimin per Shqiperine dhe Bosnje e Hercegovinen te jete nje kohe e shkelqyer per tu dhene autoriteteve dhe qytetareve te Kosoves lajme te mira. Kjo eshte koha e duhur qe Komisioni Evropian ti jape Kosoves udherrefyesin per liberalizimin e vizave tha Tanja Fajon pas nje takimi qe zhvilloi te merkuren ne mbremje me kryetarin e Parlamentit te Kosoves Jakup Krasniqi.

Riintegrimi i te kthyerve - kerkese e BE

Do te doja ti inkurajoja autoritetet kosovare te vazhdojne me reformat e nevojshme sepse eshte e rendesishme qe edhe institucionet ne Bruksel te kene rezultate te caktuara konkrete qe deshmojne perkushtimin e autoriteteve kosovare per procesin tha Tanja Fajon.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Tania Fajon

Autoritetet kosovare thone se ata kane pritur qe nga mesi i muajit shtator qe Kosova te marre udherrefyesin per liberalizimin e vizave sepse ata besojne se kane permbushur kriteret baze qe jane kerkuar ne menyre qe Kosova edhe zyrtarisht ta kete udherrefyesin. Ata thone se jane te vetedijshem se ne cilen pike Komisioni Evropian heziton te jape vleresim pozitiv e ai eshte sistemimi dhe riintegrimi i te kthyerve ne Kosove. Ministri i Brendshem i Kosoves Bajram Rexhepi thote per programin tone se kjo padyshim qe eshte sfide per vendin mirepo institucionet e Kosoves sipas tij mund ta perballojne nje situate te tille.

Kosova punon me udherrefyesin e saj

Kemi kapacitete te mjaftueshme qe ta bejme nje gje te tille edhe pse eshte sfide sepse nuk eshte shume lehte te sistemosh njerezit sidomos ata qe nuk e kane te zgjidhurceshtjen e banimit mirepo nganjehere ka paragjykime te ndonje shtet i bashkimit evropian i cili mendon se Kosova nuk ka kapacitete te mjaftueshme mirepo pa filluar procesi nuk eshte mire te paragjykohet ne kete drejtim thote Bajram Rexhepi.

Sidoqofte qeveria e Kosoves ka kohe qe ka hartuar nje udherrefyes te saj dhe eshte duke punuar qe te permbushe kriteret qe kerkohen nga Komisioni Evropian ne menyre qe edhe zyrtarisht vendi ta kete udherrefyesin per liberalizimin e vizave. Kriteret krysore qe kerkohen nga Komisioni Evropian jane hartimi i regjistrave civile integrimi i menaxhuar i kufijvelufta kunder korrupsionit riintegrimi i te kthyerve dhe ne fund pasaportat biometrike. Pasaportat biometrike sipas perfaqesuesve te ministrise se Brendshme te Kosoves do te fillojne te prodhohen ne fillim te vitit te ardhshem.

Autor Bekim Shehu/ Prishtina

Redaktoi Auron Dodi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›