Van Rompuy Shqiptaret nje hap larg nga liberalizimi i vizave

Ne nje konference te perbashket shtypi me kryeministrin Berisha presidenti i Keshillit Evropian Herman Van Rompuy rikonfirmoi perspektiven evropiane te rajonit dhe te Shqiperise si pjese e tij dhe inkurajoi thellimin e reformave si kusht kryesor per progres ne procesin e integrimit evropian. Keshtu mesazhet qe ai dha ne Tirane ne stacionin e fundit te turit ballkanik qe kreu ditet e fundit paten dimensione rajonale dhe enkas per Shqiperine.
Konfirmoj angazhimin e forte te BE-se per paqen stabilitetin sigurine dhe te ardhmen evropiane te Ballkanit Perendimor tha ai ne konferencen e perbashket per shtyp me Kryeministrin Berisha.
Duke sjelle argumenta per kete mesazh ai tha se besueshmeria nderkombetare e BE-se dhe pesha e tij fillon ne vendet perreth prandaj BE ben shume perpjekje per te mbeshtetur vendet e Ballkanit Perendimor.
Progresi drejt anetaresimit ne tregun unik me te madh te botes do te jete nje vlere e madhe per te terhequr investitore te huaj dhe reduktuar papunesine theksoi ai.
Integrimi evropian- baze per te lene pas te shkuaren konfliktuale ne Ballkanin Perendimor
Duke iu referuar te kaluares konfliktuale te Ballkanit ai vuri ne dukje se me vlerat thellesisht tolerante dhe respektin per diversitetin integrimi evropoian do te sherbeje njeherazi edhe si frymezim per te lene pas te shkuaren pasi per here te pare Ballkani Perendimor ndan nje vision strategjik per te ardhmen integrimin ne BE.
Shqiperia- rruga drejt integrimit kalon nga thellim i reformave
Duke iu kthyer Shqiperise ai tha se mesazhi i tij eshte inkurajimi per te vazhduar reformat dhe rolin pozitiv qe ajo luan ne rajon.
Herman Van Rompuy vuri ne dukje se rruga drejt BE ka shume pune per te bere dhe se zgjerimi i tij me anetare te rinj nga Ballkani Perendimor do te bazohet ne performancen e secilit vend ne arritjen e standarteve qe kerkon integrimi. Axhenda e demokracise shteti i se drejtes lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar mbeten ceshtje thelbesore. Po keshtu theksoi ai edhe zbatimi efikas i reformave.
BE do ta mbeshtese Shqiperine ne rrugetimin e saj drejt BE por pergjegjesia mbetet tek shqiptaret dhe lidershipi I tyre paralajmeroi ai.
Liberalizimi i vizave per qytetaret e Shqiperise- vetem nje hap larg
Me viziten e tij ne Tirane presidenti i Keshilit Evropian Van Rompuy shtoi shpresat se Keshilli i Ministrave te Brendshem te BE-se do te marre vendim perfundimtar pozitiv per liberalizimin e vizave. Liberalizimi i vizave tha ai eshte nje hap larg.
Ai shprehu gjithashtu besimin se edhe raportin i KE-se per aplikimin e Shqiperise per statusin e vendit kandidat do te jete i drejte dhe objektiv pasi do te mbeshtetet ne arritjet dhe sfidat qe ka perpara Shqiperia.
Bashkepunim rajonal- proces krahas integrimit evropian
Ky bashkepunim u vleresua shume i rendesishem per procesin e integrimit evropian te Ballkanitit Perendimor. Integrimi evropiann duhet shoqeruar me bashkepunimin rajonal dhe promovimin e tij. Por e ardhmja evropiane nuk zevendesohet nga bashkepunimi rajonal por ecen krahas tij. Jo ne vend te.. por pervec tij edhe tha ai.
Nga ana e tij kryeministri Sali Berisha shprehu angazhimin e qeverise se tij per te vazhduar reformat dhe afruar me shume Shqiperine me BE-ne. Visita e presidentit te Keshillit Evropian ne Tirane behet kur Shqiperia pret ne nentor vendimin perfundimtar te Keshillit te Ministrave te Brendshem te BE-se per liberalizimin e vizave si edhe vleresimin e Komisionit Evropian per aplikimkin per statusin e vendit kandidat per anetaresim ne BE.
Autore Ani Ruci / Tirane
Redaktoi Esat Ahmeti