E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksike 20 vjecarja sfidon kartelet e droges

Nje studente 20-vjecare e kriminalistikes eshte bere shefe e policise ne nje nga zonat me te dhunshme te Meksikes ne kufi me SHBA.

Marisol Valles mori detyren ne Praksedis G. Guerrero ne veri te shtetit verior te Cihuahuas pas nje ftese te bere nga kryetari i bashkise.

Chihuahua eshte nje fushe beteje per kartelet e droges te cilat luftojne per kontrollin e tranzitit te kokaines pertej kufirit me Shtetet e Bashkuara.

E pyetur nese ka frike per jeten e saj Marisol Valles ka deklaruar se eshte e ndergjegjshme per rreziqet por eshte shprehur e bindur se ky ka qene vendimi i duhur.

Valles ka studiuar kriminalistike ne qytetin Siudad Huarez rreth 100 kilometra larg Praksedisit ku qe prej vitit 2008 jane vrare mbi 6 mije persona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›