Fajon Kush ka merite per liberalizimin e vizave

Raportuesja per Shqiperine dhe Bosnjen per ceshtjen e liberalizimit te vizave ne Bashkimin Evropian Tanja Fajon ka shpjeguar dje proceduren e ndjekur per liberalizimin si dhe ka ndare pergjegjesite konkrete si te mazhorances ashtu edhe te opozites per kete proces.
Ne emisionin Top Story te gazetarit Sokol Balla Tanja Fajon eshte shprehur se vendimi i liberalizimit te vizave eshte merite e qytetareve dhe eshte dhene per qytetaret jo per politikanet. Sipas saj pas mesit te dhjetorit shqiptaret do te kene mundesine te levizin pa viza.
Zonja Fajon ju perfaqesoni te majten ne vendin tuaj dhe gjithashtu ne Parlamentin Evropian a ishte e veshtire ne rastin tuaj per te lobuar per nje qeveri te qendres se djathte
Une nuk po loboja per nje qeveri te qendres se djathte dhe as per opoziten une po e beja per njerezit dhe te them te drejten njerezit ne Shqiperi me kane nxitur te luftoj per ta dhe jo vetem per njerezit ne Shqiperi por edhe ata ne vende te tjera te Ballkanit Perendimor.
Per mua ishte e rendesishme te flisja me njerezit dhe nese jam e sinqerte kam marre per rreth nje vit nje numer shume te madh letrash dhe mesazhesh mbeshtetjeje dhe kjo qe nga njerez te rinj gje e cila qe shume e rendesishme per mua.
Shpesh thosha se vij nga Sllovenia e cila eshte vetem disa qindra km larg Shqiperise dhe per gjeneraten time po dhe me te rinj e sidomos per ata qe jane me te rinj eshte e veshtire te kuptojne se ekzistojne akoma te rinj ose edhe njerez ne pergjithesi te cilet nuk mund te udhetojne jashte shtetit. Keto rregulla qe kane te bejne me vizat po na ndajne nga miqte e familjet tona apo te njohurit.
Ishte e veshtire Tanja Fajon te kalonit rezoluten ne Parlamentin Evropian
Ishte e veshtire dhe nganjehere nuk eshte e lehte te kuptosh se sa e veshtire eshte sepse ne te jane te perfshire interesa te ndryshem dhe shtete te ndryshme ti nuk je vetem duke bere negociata me koleget e tu te Parlamentit Evropian te cilet vijne natyrisht nga 28 vendet anetare dhe kane interesa te ndryshme duhet per me teper te negociosh me Komisionin dhe me pas me vendet anetare. Tanime me Traktatin e Lisbone Parlamenti Evropian u be me i fuqishem dhe ne jemi ne te njejtin procedure legjislative si vendet anetare.
Keshtu qe cfare ne themi ne Parlament duhet te aprovohet nga vendet anetare eshte nje proces paralel. Tani nga fundi ishte e rendesishme te tregoheshim shume te kujdesshem sepse ceshtja ishte shume sensitive.
fare ne vendosnim ne Parlament per Shqiperine dhe Bosnjen vendet anetare duhet te aprovonin sepse nese ne merrnim vendime te kunderta dhe mbanim pozicione te ndryshme kjo mund te conte ne falimentimin e te gjithe procesit. Ishte dhe vazhdon te jete goxha e veshtire sepse cdo dite del ndonje gje e re.
Por une besoj se ne kemi arritur larg dhe nuk ka me kthim mbrapa. Shqiperia i ka plotesuar te gjitha kushtet teknike kete duhet te kemi parasysh.
Zonja Fajon do te doja tani ne kete pjese tju beja disa pyetje te themi pak me politike dhe qe lidhen me situaten brenda vendit. Ketu qeveria dhe kryeministri Berisha kane akuzuar opoziten dhe qeveritaret e saj se kane lobuar ne Bruksel dhe Strasburg kunder liberalizimit te vizave ose se paku te themi duke kerkuar shtyrjen e afatit te heqjes se vizave pas zgjedhjeve lokale te 8 majit te ardhshem.
A jeni kontaktuar ju ndonje nga parlamentaret e tjere apo ndonje zyrtar i Brukselit direkt apo indirekt nga ndonje lobist ne emer te opozites shqiptare per ta bere nje gje te tille pra per te stopuar liberalizimin e vizave apo per ta shtyre ate per pas 8 majit
Nuk jam kontaktuar ne menyre direkte apo vene nen presion. Une kam qene duke bere punen time si reportere per sa i perket liberalizimit te vizave. Nuk mund te them se nuk kam pasur kontakt kam pasur kontakt me te gjitha palet e perfshira. Kisha kontakt me socialistet shqiptare kisha kontakt me palen qeverisese te Shqiperise kisha takime te shumta me ministrin e Brendshem sepse ai ishte partneri me te cilin une diskutoja.
Sigurisht pergjate situates qe ju e dini delikate dhe sensitive te para disa muajve ne kishim kontakte... Per ne ishte e rendesishme te shihnim se ekzistonte dialogu qe te dyja palet diskutojne dhe se institucionet funksionojne.
E rendesishme eshte qe vendi te jete ne nje gjendje te stabilizuar se cdo gje tjeter mund te kanose procesin. Keshtu qe une kisha shume kontakte me shume perfaqesues te qeverise dhe opozites por qe te kisha nje presion direkt Jo nuk e kisha. Une po punoja ne interes te njerezve dhe nese do te kisha pasur presion nuk do ta kisha pasur problem. Nuk do ta merrja seriozisht sepse une po punoja me faktet me shkresat me ato qe pashe kur kam vizituar Shqiperine dhe per te miren e njerezve sic e thashe.
Pra qe ta kuptojme mire ju nuk keni pasur asnje lloj kerkese nga perfaqesues te opozites shqiptare per ta shtyre procesin e liberalizimit apo per ta penguar ate Dhe nese kjo eshte pergjigja per ju a keni dijeni qe kjo mund te kete ngjare me anetare te tjere te Parlamentit
Per te qene teper e qarte Si anetare e Parlamentit Evropian une do te isha vertet e zhgenjyer nese do te kisha pasur nje presion te tille direkt. Besoj se nuk eshte dicka te cilen ne do ta duronim ne Parlamentin Evropian do te ishte teper kunder-produktive. Une nuk kam pasur asnje lloj presioni apo lobingu cfaredo nuk ka arritur tek une.
Une nuk jam anetare e komitetit te Puneve te Jashtme keshtu qe nuk isha e perfshire ne ndonje shantazh direkt me ndonje politikan nga Shqiperia une jam anetare e Puneve te Brendshme dhe Drejtesise kjo eshte nje fushe e ndryshme. Une po konsideroja faktet dhe kriteret dhe nese Shqiperia i permbushte ato.
Duke qene se jam pjese e grupit Socialist ne Parlamentin Evropian eshte normale qe kam pasur kontakte me socialistet shqiptare sepse ata jane pjese e familjes sone Evropiane dhe kemi folur edhe per shume ceshtje te tjera por une sinqerisht kam pasur me shume kontakt me pjesen qeverisese sepse ata me conin mua informacionet dhe nese do te flisja per koleget e mi sic me pyetet nuk e di se cfare kontaktesh ata kane pasur
E bej kete pyetje sepse pak dite me pare - dhe ketu po citoj kryeministrin ai tha se deputetet socialiste iu kane shkruar eurodeputeteve qe se paku ta shtyjne procesin e liberalizimit te vizave deri pas 8 majit prandaj po jua bej kete pyetje...
Sic e shihni vendimi eshte ketu keshtu qe cfare mund te thuhet
Ne nuk e shtyme ishte vota per te cilen une u perpoqa shume dhe cdo gje tjeter do te ishte thjesht loje fjalesh vota erdhi ketu dhe une jam shume e kenaqur qe ne e arritem kete.
Sic e thashe dhe me pare une po mendoja vetem ne interes te njerezve nuk dua te perfshihem me njeren apo tjetren pale apo politiken ne Shqiperi kjo eshte nje ceshtje e brendshme une jam nje politikane Evropiane dhe si e tille sillem.
Per fat te keq nuk po ndodh keshtu se paku ne kete rast. Pasi ka nje perplasje edhe per ceshtjen e liberalizimit te vizave per fat te keq qeveria ketu po pretendon se ka meriten dhe kreditin e plote per kete arritje te jashtezakonshme ne jeten e perditshme te shqiptareve. Nderkohe qe opozita gjithashtu kerkon pjesen e saj te kreditit duke atakuar per kete qeverine.
Mendoj se nuk eshte e drejte qe te marresh persiper arritjet ti marresh persiper ne kuptimin se e bere ti apo ana tjeter ishte ajo qe e arriti mendoj se ishte nje arritje e perbashket dhe nuk eshte mire te perdoret per te arritur dicka nga pikepamja politike apo si nje bilete per te marre me shume fuqi politike apo pike per ate arsye.
Ishte nje vendim shume i rendesishem per njerezit e Shqiperise dhe cdo njeri i cili ishte i perfshire se sa i perfshire secili e di vete duhet te ndihet krenar dhe i kenaqur qe u arrit. Une do te ndjehesha shume e zhgenjyer te shihja se njera apo tjetra pale kerkon te jete ajo te cilen njerezit duhet te falenderojne.
Kjo nuk eshte e drejte une do te sugjeroja dhe do te beja nje apel qe ky eshte nje proces nga i cili politikanet sduhet te marrin pike apo te kritikojne njeri-tjetrin por duhet te nxjerrin nje mesim nga kjo gje. Nuk ishte nje vendim per njerezit e pasur apo biznesmenet por per njerezit e thjeshte qytetaret.
Nje pyetje jo me nese por me kur... Kur mund te presim qe ne te udhetojme pra me pasaportat biometrike kete duhet ta theksojme pa viza drejt Komunitetit Evropian.
Bete mire qe permendet pasaportat biometrike sepse ky eshte nje detaj i rendesishem dhe une mendoj se njerezit e dine kete.
Une mendoj qe mesi i dhjetorit do te jete ajo dite sepse nese do te merret nje vendim ne 8 nentor ne Keshill dhe do te duhen rreth 4-5 jave dhe publikimi ne ditarin zyrtar kur kjo te ndodhe diten tjeter liberalizimi i vizave do te jete ketu une mendoj...