Fajon Liberalizimi jo rezultat i qeverise se fundit
Eurodeputetja sllovene Tanja Fajon ne nje interviste te dhene mbreme per emisionin Top Story te gazetarit Sokol Balla deklaroi se liberalizimi i vizave ishte nje proces i gjate dhe asnje nga palet politike nuk duhet te marre poziten e fitimtarit...
Zonja Fajon qeveria dhe Kryeministri Berisha kane akuzuar opoziten se kane lobuar kunder liberalizimit te vizave. A jeni kontaktuar ju apo ndonje nga parlamentaret e tjere nga ndonje lobist ne emer te opozites shqiptare per ta bere nje gje te tille
Nuk jam kontaktuar ne menyre direkte apo vene nen presion. Une kam qene duke bere punen time si reportere per sa i perket liberalizimit te vizave. Nuk mund te them se nuk kam pasur kontakt jam takuar me te gjitha palet e perfshira. Kisha kontakt me socialistet shqiptare me palen qeverisese te Shqiperise kisha takime te shumta me ministrin e Brendshem sepse ai ishte partneri me te cilin une diskutoja. Sigurisht pergjate situates qe ju e dini delikate dhe sensitive te para disa muajve ne kishim kontakte. Per ne ishte e rendesishme te shihnim se ekzistonte dialogu qe te dyja palet diskutojne dhe se institucionet funksionojne.
Pra qe ta kuptojme mire ju nuk keni pasur asnje lloj kerkese nga perfaqesues te opozites shqiptare per tashtyre procesin e liberalizimit apo per ta penguar ate
Per te qene teper e qarte Si anetare e Parlamentit Europian une do te isha vertet e zhgenjyer nese do te kisha pasur nje presion te tille direkt. Besoj se nuk eshte dicka te cilen ne do ta duronim ne Parlamentin Europian do te ishte teper kunderproduktive. Une nuk kam pasur asnje lloj presioni apo lobingu. Duke qene se jam pjese e grupit socialist ne Parlamentin Europian eshte normale qe kam pasur kontakte me socialistet shqiptare sepse ata jane pjese e familjes sone europiane dhe kemi folur edhe per shume ceshtje te tjera por sinqerisht kam pasur me shume kontakt me pjesen qeverisese sepse ata me conin mua informacionet.
E bej kete pyetje sepse pak dite me pare dhe ketu po citoj Kryeministrin ai tha se deputetet socialiste iu kane shkruar eurodeputeteve qe se paku ta shtyjne procesin e liberalizimit te vizave se paku deri pas 8 majit prandaj po jua bej kete pyetje.
Sic e shihni vendimi eshte ketu keshtu qe cfare mund te thuhet Ne nuk e shtyme ishte vota per te cilen une u perpoqa shume dhe cdo gje tjeter do te ishte thjesht loje fjalesh vota erdhi ketu dhe une jam shume e kenaqur qe ne e arritem kete.
Ne fakt procesi i liberalizimit te vizave ka kerkuar plotesimin e shume kushteve nga Shqiperiadhe besoj ka rreth nje dekade qe ne jemi futur ne kete proces. Per kete kane punuar shume qeveri duke perfshire dy qeverite e fundit kryesuar nga Berisha ne pese vitet e fundit. Megjithate vendimi perfundimtar varej nga ne Nga ajo cka do te benim ne
Mund te perseris ate cka thate dhe ju ishte nje proces i gjate. Nuk ishte rezultat i qeverise se fundit normalisht qe jo. Ishte nje proces i cili kishte filluar para shume kohesh dhe i cili mund te vendosej edhe para nje viti kur po vendosnim per Serbine Maqedonine dhe Malin e Zi por ne ate kohe nuk u be. Pasi Shqiperia dhe Bosnja mund te thoja humben trenin e liberalizimit nje vit me pare te dyja qeverite i rriten perpjekjet nuk donin te krijonin ndonje rrezik qe kjo te mos behej per qytetaret. Mund te vleresoj arritjet e muajit te fundit por sic e thashe ishte nje proces i gjate keto jane gjera te cilat nuk behen brenda nates. Ishte nje proces ne te cilin te dyja palet si ne Shqiperi ashtu dhe ne Bosnje ku te dyja palet e paten te mundur te punonin se bashku per te arritur kete qellim. Te dyja palet opozita dhe qeveria kishin te njejtin interes kur vinte puna per liberalizimin e vizave.
Per fat te keq nuk po ndodh keshtu se paku ne kete rast. Pasi ka nje perplasje edhe per ceshtjene liberalizimit te vizave per fat te keq qeveria ketu po pretendon se ka meriten dhe kreditin e plote per kete arritje te jashtezakonshme ne jeten e perditshme te shqiptareve. Nderkohe qe opozita gjithashtu kerkon pjesen e saj te kreditit duke atakuar per kete qeverine.
Mendoj se nuk eshte e drejte qe te marresh persiper arritjet ti marresh persiper ne kuptimin se e bere ti apo ana tjeter ishte ajo qe e arriti mendoj se ishte nje arritje e perbashket dhe nuk eshte mire te perdoret per te arritur dicka nga pikepamja politike apo si nje bilete per te marre me shume fuqi politike apo pike per ate arsye. Ishte nje vendim shume i rendesishem per njerezit e Shqiperise dhe cdo njeri i cili ishte i perfshire se sa i perfshire secili e di vete duhet te ndihet krenar dhe i kenaqur qe u arrit. Une do te ndjehesha shume e zhgenjyer te shihja se njera apo tjetra pale kerkon te jete ajo te cilen njerezit duhet te falenderojne. Kjo nuk eshte e drejte une do te sugjeroja dhe do te beja nje apel qe ky eshte nje proces nga i cili politikanet sduhet te marrin pike apo te kritikojne njeri- tjetrin por duhet te nxjerrin nje mesim nga kjo gje. Nuk ishte nje vendim per njerezit e pasur apo biznesmenet por per njerezit e thjeshte qytetaret.
Marre me shkurtime nga Top Story