Trendafila te kuq per dhunen

Artistja gjermane prodhon ne kater jave premieren e danc teatrit Dje dhe neser. Rituale dhe shenja te nje gjuhe nen diktature sa ne Shqiperi ne RDGJ
Njerezit e rrahur veshtire te perqafohen. Premiera Yestyerday and Tomorroe ishte nje histori dhune e kercyer. Ne fillim lento ca shenja gjestesh qe nje shqiptari i duken te njohura pershendetje me grusht.
Pastaj presto e forte balerinet ia zbusin kurrizin njeri-tjetrit vibrojne trupat si nen efektin e elektroshokut. Intensiteti i dhunes tregon ne te vertet nje forme pjekurie te balerineve te dancit kontemporan. Jane studente te koreografise ne Akademine e Arteve ne klasen e Gjergj Prevazit qe prej dhjete vitesh drejton Albanian Dance Theatre Company.
Puna katerjavore nen drejtimin e Katharina Maschenka Horn e cila i udhehoqi si kercimtare dhe aktore edhe ne skene kishte bere ate qe aktet e jashtme te ndiheshin se po kryheshin nen shtysen e energjive te brendshme sic ndodh me nje trup qe kur ska gje per te humbur mobilizohet per nje hap te fundit te fort.
Dje dhe neser u prodhua ne kete nje muaj brenda aktiviteteve te Tetorit Gjerman qe sic eshte thene diskuton subjekte per 20 vjecarin pas renies se komunizmit ne Evropen Lindore.
Katharina Maschenka Horn 28-vjec jeton mes Holandes dhe Gjermanise si krijuese e lire e danc teatrit eshte hera e dyte qe krijon per Albanian Dance Theater Company dicka te sajen me nje motiv shqiptar te gjithkohshem.
Katarina urime per spektaklin. Ndeshem qe ne fillim ne disa shenja dhe rituale qe na jane te njohura pershendetja me grusht e pionierit por edhe per nder te komunizmit tjetra eshte nje valle popullore qe mbahet mend te jete kercyer ne nje nga Festivalet Folklorike te Gjirokastres.
Njehere Enver Hoxha do te shfaqej ne nje kronike televizive duke e kercyer me djemte e vegjel me fustanella. Nga i nxoret ju keto elemente
Duhet te them qe ka nje dualitet ne gjithe kete gjuhe shenjash pozitiv dhe negativ. Negativja eshte qe u perdoren gjate periudhes se diktatures sikurse thoni dhe ju ne prani te diktatorit u luajten keto valle u kenduan keto kenge.
Pozitivja eshte qe kenget dhe vallet shqiptare mua me pelqejne shume dhe sidomos keto vallesh qe u performuan edhe dje ose u bene analogji. Une i kam keto lloj shenjash dhe kete gjuhe njehere nga Gjermania Lindore sepse ishin te ngjashme dhe menyra e pershendetjes.
Se si ishin pikerisht ne Shqiperi per kete kam lexuar material por edhe kam pyetur gjate punes me studentet dhe me koreografin kam mesuar se si ka qene kjo gjuhe ne Shqiperi.
Ne ndertimin e nje historie me ate subjekt qe ti e quani Dje dhe neser e tashmja ku eshte
E tashmja eshte prania jone ne skene shfaqja jone ajo qe dje biseduam qe e transmetuam nepermjet levizjes ajo cka u perjetua. Pikerisht kjo eshte e tashmja.
Nje histori dhune shte e veshtire qe pas asaj dhune njerezit te jene prape bashke. Kete thoshte finalja. Ti si e kishe menduar cfare doje te arrije
Mund te thuhet qe kjo eshte e vertet. Natyrisht mbas gjithe asaj dhune secili u rrah u baterdis nga te tere keta persona nuk mund te jene me bashke ose te kete ndonje njefare optimizmi dhe perspektive se bashku.
Mirepo kete optimizem u mundova ta jap une me kengen qe kendova. shte nje kenge shume e njohur e Gjermanise Perendimore e viteve 60-70 qe thote ne refren Per mua do te bjere nje shi trendafilash te kuq.
Kenga tjeter qe degjuam gjermanisht i ngjante nje kenge revolucionare. fare perfaqeson
Ky kompozim quhet Kunder luftes. shte veper e Hanns Eisler-it qe eshte nga kompozitoret me te shquar te Gjermanise Lindore. Ka bashkepunuar gjate me Bertold Brehtin dhe teksti eshte i tij dhe muzika jep gjithe kohen kete ndjesi.
Une e kam njohur shpejt dikur e kam kenduar ne kor kete pjese dhe desha te jepja dhe nje ze tjeter si njefare kontrapunkti ne ate qe u shfaq dje. Ne nje pjese thuhet Kjo nuk eshte lufta ime dhe kjo perseritet gjithmone kjo nuk eshte lufta ime luften e bejne te tjere une jam vetem mish per top.
Duhet thene qe muzika nuk eshte shkruar ne kohen e RDGJ-se eshte shkruar me perpara. Pra nuk eshte nje tekst qe lidhet me komunizmin. shte e pergjithesuar kunder luftes. Mua me duket e rendesishme qe te pergjithesohet nje mesazh mos te mbetet vetem i nje kohe
Shfaqja dhe gjestet e tua ne skenen e pare duken te ngjashme me nje fragment nga nje realizim te viteve 80 Carnations te Pina Bausch. Me shume donim te dinim per influencen e kesaj artisteje te ty.
Ka qene nje shembull i madh per mua per fat te keq ka qene nje artiste e madhe e ketij zhanri. Isha e magjepsur prej saj qe kur isha nxenese isha magjepsur prej nje pjese qe kish realizuar. I shkrova nje leter.
Drejtoreshes se shkolles i pelqeu shume kjo leter aq sa ia coi asaj. Ajo e mori dhe me ftoi ne provat e saj. Keshtu qe kam shkuar 4-5 here gjate provave qe bente per pergatitjen e shfaqjeve. Jam ndikuar prej saj sidomos prej menyres jo intelektuale jo abstrakte te performimit por nje menyre njerezore nje menyre qe prek shume.
Natyrisht eshte gje e mencur ajo cfare ekzekuton ajo por nuk eshte elitare.
Me keta te rinj shqiptare me te cilet punove si ka qene dialogu per te ndertuar kete histori Me cfare shenjash ju ndihmuan ata Sa brenda historise se te shkuares nen diktature ishin ata
Ne te vertete une isha e drejtperdrejte me shenjat e mia. Ata ishin konkret vetem ne vallen qe bene. Ajo cka ata dinin per diktaturen ishte me shume nje ide e njohur nga rrefimet e prinderve nuk eshte se kishin ndonje informacion te madh.
Keshtu qe disa gjera ua percova une por ndihmoi shume edhe prania e Gjergj Prevazit i cili transmetonte kete informacion qe desha te jepja po edhe shtonte gjerat e tij se si ishte gjestikulacioni ketu ne Shqiperi ne kohe te diktatures.
Dy vjet pas rikthimit ne Tirane si te duken studentet jane zhvilluar
Duhet thene qe ne pergjithesi danci kontemporan nuk eshte zhvilluar ne Shqiperi d.m.th eshte i pranishem ne Akademi fale Gjergj Prevazit po me shume jo nuk ka ndonje zhvillim.
Ne shkollen time isha mesuar qe te vinin vazhdimisht te ftuar pedagoge te rinj. Kurse ketu nuk ndodh kjo gje. Pershtypja ime eshte qe ne keto shkollat tuaja njerezit duan te ruajne strukturat e vjetra. Do uroja per studentet qe te zhvilloheshin.