Merren ne pyetje mbi 30 persona ende enigme vrasja e kryekomunarit
Edhe ne diten e trete te vrasjes se kryekomunarit Remzi Veseli ne Kukes ende grupi hetimor nuk ka nxjerre asnje te dhene qe te coje ne pisten e sakte te ngjarjes. Burime te Drejtorise se Policise se Qarkut te Kukesit tregojne se deri dje ne mesdite jane shoqeruar mbi 30 persona per tu marre ne pyetje ne lidhje me vrasjen e Remzi Veselit i cili u qellua me pistolete ne deren e shtepise tri dite me pare. Gjate nates qe ndodhi vrasja policia shoqeroi dhe mori ne pyetje 13 persona kryesisht te aferm te viktimes. Ekspertet e krimeve te renda te ardhur nga Tirana kane zgjeruar dukshem edhe rrethin e te shoqeruarve por ende nuk ka ndonje rezultat konkret. Policia nuk jep detaje rreth identitetit te personave te shoqeruar por thote nderkohe se te gjithe jane nga Kukesi dhe i perkasin rrethit shoqeror te viktimes si dhe persona me te cilet ai ka pasur kontakte ditet e fundit te jetes. Veseli u ekzekutua naten e se henes me tre plumba pistolete. Ai ishte 40 vjec dhe mbante mandatin e dyte si kryetar komune ne Terthore i zgjedhur si perfaqesues i PS-se.