E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fajon Luftova per Shqiperine

Eurodeputetja Tanja Fajon e cila insistoi me vendosmeri per heqjen e regjimit te vizave per Shqiperine ka deklaruar se ka arritur nje synim te perbashket te cilin qytetaret shqiptare e meritonin.

Duke folur ne emisionin Top Story ne Top Channel Fajon ka theksuar se gjate luftes se saj nuk ka lobuar per asnje force politike.

Heqja e vizave qe synimi yne i perbashket. Shqiptaret e meritonin ate. Une nuk kam lobuar per qeverine apo opoziten po e beja kete per njerezit dhe njerezit ne Shqiperi me kane nxitur te luftoj per ta. Ajo qe lufta ime per levizjen e studenteve artisteve dhe muzikanteve ka pohuar Fajon.

Eurodeputetja ka nenvizuar se procesi nuk ka qene i lehte per shkak te skepticizmit te vendeve anetare te cilat kishin probleme te brendshme.

Kishte ulje dhe ngritje. Vitin e kaluar me raundin e pare te heqjes se vizave gjerat kaluan me butesisht. Ndersa kete vit kishte me shume pengesa nga vete vendet anetare edhe per shkak te krizes ekonomike. Gjithashtu pervec heqjes se vizave edhe qendrimi per zgjerimin ka qene shume i veshtire ka deklaruar Fajon.

Ajo ka shtuar me tej se Tirana zyrtare arriti te plotesonte kushtet e vendosura nga BE por ka theksuar se puna e Shqiperise nuk mbaron me kaq pasi monitorimi i Brukselit do te vazhdoje.

Kishte shume ceshtje te hapura qe shqetesonin vendet anetare por une jam e bindur se jane ndermarre shume hapa ne sigurimin e kufijve ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit. Por ky nuk eshte fundi. Ky eshte vetem fundi i nje procesi pasi monitorimi vazhdon ka shtuar Fajon.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›