Fajon Ska patur presion per te mos liberalizuar vizat

E pyetur lidhur me deklaraten e para pak koheve te kryeministrit Berisha i cili tha se opozita ka lobuar tek eurodeputetet e PE-se per te shtyre procesin e liberalizimi te vizave te pakten deri me 8 maj Fajon tha se nuk ka dijeni per nje fakt te tille dhe se ndaj saj nuk eshte ndermarre asnje lloj presioni.
Kam patur kontakt me te gjitha palet e perfshira me socialistet me palen qeverisese dhe me Ministrin e Brendshem qe ishte partneri i diskutimit. Per ne ishte e rendesishme te shihnim qe ekzistonte dialogu qe palet diskutojne dhe qe institucionet punojne. E rendesishme eshte qe vendi te kete stabilitet. Nese do te kisha patur presion nuk do ta merrja parasysh se une po beja punen time tha zonja Fajon.
Europarlamentarja sllovene ne vijim tha se do te ndjehej e zhgenjyer nese do te kishe patur nje presion te tille direkt.
Si anetare e PE-se do te isha e zhgenjyer nese do ta kisha patur nje presion te tille direkt. Nuk ka arritur tek une dhe nuk isha e perfshire ne ndonje shantazh direkt. Une konsideroja faktet dhe kriteret dhe nese Shqiperia i permbushte ato. Sinqerisht kam patur me shume kontakte me pjesen qeverisese ndersa per koleget nuk e di se cfare kontaktesh kane patur ata u shpreh Fajon.
Raportuesja vleresoi se tashme procesi eshte ketu ku eshte dhe se vendimi nuk u shty cka tregon sipas saj se edhe nese ka patur lobim apo presion ai nuk eshte marre parasysh.