Fajon Mos abuzoni me levizjen e lire
Eurodeputetja dhe raportuesja per liberalizimin e vizave ne Parlamentin Europian Tanja Fajon u beri dje thirrje shqiptareve se nga ky proces ka edhe kufizime. Ne nje takim me ministrin e Brendshem Lulzim Basha si dhe ne nje tryeze me shoqerine civile e studente Fajon u shpreh se ka disa detyrime per te levizur pa vize te cilat duhet te respektohen. Sipas saj Shqiperia duhet te mesoje nga eksperienca e Serbise dhe e Maqedonise per te mos perseritur rritjen e azilkerkuesve. Nje gje qe dua te theksoj eshte se udhetimi pa viza do te thote se ekzistojne edhe disa detyrime e kufizime. Qytetaret ne Shqiperi duhet te dine se liberalizimi i vizave nuk do te thote qe ata te shkojne jashte shtetit te kerkojne per pune te kerkojne shtetesi apo azil. Dhe eshte shume e rendesishme qe per kete te jeni te ndergjegjshem sepse nese pas tre muajsh ju do te qendroni ilegalisht ne ndonje vend do te perballeni me shume veshtiresi dhe keto vende do ti kthejne mbrapsht keta njerez. Duhet te jete e qarte se kjo mundesi nuk duhet te keqperdoret tha Fajon. Ne takimin mes tyre ministri Basha informoi europarlamentaren mbi fushaten e gjere ne disa nivele qe ka ndermarre qeveria shqiptare per informimin e qytetareve mbi te drejtat dhe detyrimet e levizjes se lire. Ai e njohu mbi hapat e bera nga qeveria shqiptare Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit per ti paraprire momentit historik te heqjes se vizave per konsolidimin e reformave ne fushen e sigurise se dokumenteve sigurise se kufirit luftes kunder krimit te organizuar e terrorizmit trafiqeve korrupsionit per garantimin e te drejtave themelore te qytetareve si dhe per garantimin e nje procesi te konsoliduar te riintegrimit te te riatdhesuarve te cilet nuk permbushin kushtet e qendrimit te ligjshem ne zonen Shengen.