E Martë, 3 Nëntor 2026

Fajon: Vendet e Ballkanit Perëndimor të shfrytëzojnë momentin politik për zgjerimin e BE-së

Ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë Tanja Fajon ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet ta shfrytëzojnë këtë moment politik për zgjerimin e Bashkimit Evropian.

“Kemi një momentum unik politik. Prandaj për këtë data është diçka që mund të fillojmë të mendojmë ndryshe. Kemi maturitetin dhe krijimtarinë ose kreativitetin politik. Mesazhi se BE-ja do të jetë e gatshme deri në vitin 2030 është historik nëse e shohim në aspektin optimist po themi”, ka deklaruar Fajon në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni.

Deklarata e Fajonit është mirëpritur nga përfaqësuesit e vendeve të rajonit, të cilët kërkuan mbështetje shtesë të BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor.

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Jemi me fokus të plotë te zgjerimi. Mesazhi për rajonit është që mos e humbni këtë mundësi… Ju i bëni detyrat e juaja dhe ne i bëjmë detyrat tona. Kështu e ndjejë unë momentumin”, tha Lajçak.

Në anën tjetër, zëvendësministrja e Shqipërisë për Evropën dhe Çështjet e Jashtme, Megi Fino, tha se deklaratat e presidentit të Këshillit të BE-së, Charles Michel, japin një motivim shtesë për Ballkanin.

“Procesi nuk ka qenë asnjëherë i duhur. Ka qenë ose tepër teknik ose tepër politik me çështje bilaterale që pengojnë veprimet, por që po shohim se ka ndryshuar. Në aspektin pozitiv ne kemi mbështetje të plotë sa i përket procesit të integrimit evropian dhe tash procesi po vazhdon”, tha ajo.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›