Zbulohet sasi rekord drogash psikotrope ilegale

Një sasi rekord e substancave psikotrope të transportuara ilegalisht që mund të përdoren si drogë, është sekuestruar nga autoritetet në Rumani në kufirin me Bullgarinë, njofton ATSH.
Rojat kufitare rumune thanë se ky ishte zbulimi më i madh i këtij lloji që ata kishin bërë ndonjëherë.
Në një kamion bullgar u gjetën gjithsej 1,1 milionë pilula që përmbanin përbërësin aktiv alprazolam, me vlerë mbi tre milionë euro (3.2 milionë dollarë).
Substanca, zakonisht përdoret si qetësues për çrregullimet e ankthit dhe panikut dhe ofrohet vetëm me recetë.
Megjithatë, pilulat alprazolam abuzohen edhe si droga rekreative.
Shoferi bullgar i kamionit kishte tërhequr vëmendjen e inspektorëve doganor, të dielën në pikën kufitare Bechet, ku kishte kaluar Danubin nga Bullgaria në Rumani me traget.
Ai kishte deklaruar si ngarkesë vetëm farat e lulediellit dhe cilindrat hidraulikë.
Destinacioni i tij i fundit ishte Suedia.
Ai u arrestua dhe fillimisht u mbajt në rajon për 30 ditë.
( Sipas ATSH )
/ rtsh.al /