“Shporta e studentëve”/ Nisma greke për të ulur çmimet e artikujve para vitit të ri shkollor

Greqia po bëhet gati për hapjen e shkollave më 11 shtator dhe ka planifikuar një paketë uljesh për artikujt që do u duhen nxënësve.
“Shporta e Studentëve” është një nismë e cila hyn në fuqi të mërkurën dhe do të zgjatë deri më 8 tetor.
Supermarketet në vend do të shesin çanta, blloqe, lapsa e stilolapsa, si edhe sende më të specializuara për shkollën kundrejt një çmimi më të ulët.
Çdo të mërkurë, shitësit duhet të dërgojnë listën e produkteve dhe çmimin e reduktuar te Ministria e Zhvillimit.
Shporta e re për studentët i bashkohet shportës për konsumatorët të miratuar vitin e kaluar, me të cilën qeveria greke po ashtu provon t’u vijë në ndihmë familjeve për të blerë ushqime më të lira në një kohë kur inflacioni është rritur. /Kathimerini
/rtsh.al/