Fajon Vizat per Krishtlindje por kujdes rregullat

Europarlamentarja i kerkoi klases politike me shume angazhim per te miren e qytetareve
Sipas raportueses per Shqiperine udhetimi pa viza do te thote se ekzistojne edhe disa detyrime dhe kufizime
Reporterja per Shqiperine Tanja Fajon deklaroi se shqiptaret do te kene mundesi qe te levizin pa viza per Krishtlindje. Por europarlamentarja kerkoi respektimin e kushteve per levizjen e lire pasi ne rast te shkeljes se rregullave strikte te BE-se regjimi i vizave mund te rivendoset. Gjate takimit me disa studente shqiptare dhe perfaqesues te shoqerise civile eurodeputetja sllovene e vleresoi procesin e liberalizimin te vizave si nje moment shume te rendesishem per vendin. Ne do ti japim fund procesit perpara Krishtlindjeve ne menyre qe shqiptaret te levizin te lire gjate pushimeve te dimrit dhe ky do te ishte nje lajm i shkelqyer.
Do te ishte nje lajm i shkelqyer sepse te vizitosh miqte dhe familjen gjate pushimeve te dimrit eshte vertet fantastike dhe une e di mire kete - theksoi Fajon. Hartuesja e raportit per vendin tone qe pritet te miratohet me 8 nentor edhe nga Keshilli i Ministrave iu beri thirrje te gjithe qytetareve qe te respektojne rregullat per levizjen pa viza. Sipas saj shqiptaret nuk duhet te shperdorojne kete mundesi. Nje gje qe dua te theksoj eshte se udhetimi pa viza do te thote se ekzistojne edhe disa detyrime dhe disa kufizime.
Qytetaret ne Shqiperi duhet te dine se liberalizimi i vizave nuk do te thote qe ata te shkojne jashte shtetit te kerkojne per pune te kerkojne shtetesi apo azil. Dhe eshte shume e rendesishme qe per kete te jeni te ndergjegjshem sepse nese pas tre muajsh ju do te qendroni ilegalisht ne ndonje vend ju do te perballeni me shume veshtiresi dhe keto vende do ti kthejne mbrapsht keta njerez. Duhet te jete e qarte se kjo mundesi nuk duhet te keqperdoret - tha europarlamentarja. Ne fjalen e saj eurodeputetja i terhoqi vemendjen edhe klases sone politike duke i kerkuar nje angazhim me te madh ne procesin e plotesimin te kritereve per integrim.
Jam e sigurt se Shqiperia do te vazhdoje ne rrugen e integrimit dhe u bej apel politikaneve pergjegjes ne vend qe te jene vertet te angazhuar per kete te bisedojne me njeri-tjetrin dhe te punojne per te miren e qytetareve te tyre - theksoi Fajon. Raportuese per liberalizimin e vizave ne Ballkanin Perendimor ndodhet ne Tirane e ftuar nga Levizja Evropiane ne Shqiperi.
Vendimi
Pas votimit te raportit te miratuar nga Parlamenti Evropian qe propozon heqjen e vizave per Shqiperine dhe Bosnjen hapi perfundimtar mbetet marrja e drites jeshile me 8 nentor nga Keshilli i Ministrave te BE-se ku perfaqesohen 27 vende anetare te organizates. Nese dy te tretat votojne pro vizat pritet te hiqen ne dhjetor 2010 ose ne janar te 2011-es. Pas liberalizmit te gjithe qytetaret shqiptare do te kene mundesi qe te udhetojne te lire dhe te qendrojne per 90 dite ne vendet e BE-se. Gjate kesaj kohe nese qytetaret do te deshirojne qe te qendrojne per me shume se 90 dite ata do te duhet qe perpara mbarimit te afatit te aplikojne per zgjatje qendrimi.