E Diel, 1 Nëntor 2026

Djali i tregtarit e nipi i prokurorit akuze per kercenim te biznesmenit

Dy te akuzuarit kercenuan pronarin e disa dyqaneve ne Pogradec tiu jepte 4 mije euro ne te kundert do i digjinin pronat

Autoret i kishin treguar te demtuarit se parate i donin per te shkuar ne france per pushime ndersa u kapen kur po dorezonin parate


TIRAN- Mbyllen hetimet nga prokuroria ndaj dy personave nga Pogradeci te akuzuar per gjobevenien ndaj nje biznesmeni te ketij qyteti pasi i kishin kerkuar ne forme gjobe 4 mije euro pasi i duheshin per te shkuar ne France. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te Prokurorise per Krime te Renda e cila mbylli hetimin e dosjes per te cilen punoi prokurori Ardian Nezha. Meardi Berberi 24 vjec i njohur me pseudonimin Korro djali i nje biznesmeni nga Pogradeci se bashku me 27 vjecarin Aleks Ylli Hamzallari nipi i nje prokurori ne Pogradec i kerkuan tregtarit Gj.P. te paguante 4 mije euro ne te kunderten do i digjnin lokalet.


Sipas kerkeses per gjykim te siguruar nga Shekulli tregtarit i kercenuar merret me tregtimin e produkteve ushqimore dhe ka ne pronesi ne Pogradec 6 dyqane te ka dhena me qira dhe nje bar- kafe ku punonte vete me pjesetaret e familjen. Nga hetimi rezultoi se gjithcka nisi me 22 korrik kur i pandehuri Aleks Hamzallari kishte shkuar ne lokalin e tregtarit Gj.P. duke i kerkuar ne forme gjobe 2 mije euro. Kete shume i pandehuri Hamzallari e kishte kerkuar per te ikur emigrant ne France. Por i demtuari Gj.P. kishte refuzuar te paguaje-thuhet ne dosje. Me pas sipas kerkeses per gjykim ka qene 27 vjecari Hamzallari i shoqeruar edhe me te pandehurin tjeter Meard Berberi i njohur si Korro te cilet e kane shkuar ne lokalin ku i demtuari punonte duke i kerkuar shumen prej 4 mije euro.


Shume kjo sipas dosjes e kerkuar ne forme gjobe pasi nese nuk i paguante do ia digjnin lokalet e dhena me qira dhe Bar-Kafe-n e tij. I ndodhur ne keto kushte dhe duke i njohur dy gjobevenesit si problematik te qytetit i demtuari Gj.P. eshte drejtuar ne polici duke bere kallezimin ndaj dy te rinjve. Me ndihmen e Prokurorise se Krimeve te Renda i demtuari Gj.P. ka pranuar qe te takoj serish dy gjobevenesit per ti paguar shumen prej 200 mije lekeve te reja pasi kjo ishte shuma qe ka mundur te grumbulloj.


Ne momentin e dorezimit te lekeve me date 27 korrik 2010 konkretisht ne ora 1900 te darkes dy te pandehurit kane hyre ne lokal dhe jane drejtuar ne tavolinen ku i demtuari i priste qe tia dorezonte gjoben. Sapo ia ka dorezuar leket dhe te pandehurit i kane futur ne xhepa aty ka nderhyre policia duke i arrestuar dhe ngritur akuzen e Shtrengimit me ane te kanosjes ose dhunes per dhenie pasurie ne bashkepunim. Me dorezimin e dosjes prane Gjykates per Krime te Renda pritet qe kancelaria e kesaj te fundit te caktoi peseshen gjykuese qe do te gjykoj dy te pandehurit Berberi dhe Hamzallari.



Te akuzuarit
Aleks Ylli Hamzallari 27 vjec nga Pogradeci me arsim te mesem i denuar me pare i hetuar nen masen e sigurimit arrest ne burg.
Meardi Berberi Korro 24 vjec nga Pogradeci arsim te larte i pa denuar me pare i hetuar nen masen e sigurimit arrest ne burg

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›