Fakti/99-shat festojnë 21 vjetorin e FRESSH-it
16-01-2013 / Gazeta 55
Pasi e kanë uzurpuar “levën e partisë”, Vilajet Qyrku dhe 99-shat e tij, i njohin të drejtën edhe të festojnë 21 vjetorin e FRESSH-it.
Tabloja e djeshme e histerisë në Pallatin e kongreseve, kishte edhe kryepamjen e saj, Vilajet Qyrkun, i cili nuk e fshihte kënaqësinë e vënies nën këmbët e tij, jo aq të kryetares “de juro”, se sa të gjithë FRESSH-it.
U fol në festimet e djeshme, sigurisht në mënyrë selektive, për ish-kryetarët e ish-themeluesit e FRESSH-it, duke “u harruar” disa prej tyre. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, tashmë në krye dhe radhët e FRESSH-it, janë katapultuar gjindja dhe anëtarësia e Mjaft-it, dikur të konvertuar në 99-sha, dhe së fundmi edhe në Eurosocialistë...