E Shtunë, 31 Tetor 2026

Monika Kryemadhi: Edi Rama e shikon LSI si armiken e saj politike

16-01-2013 / Gazeta 55

Ish-kryetarja nuk ka marrë ftesë në festimin e 21-vjetorit të FRESSH. Ajo shpreh zhgënjim për tjetërsimin e forumit dhe shndërrimin e tij në një mashë të kryetarit

Ish-kryetarja e FRESSH-it Monika Kryemadhi gjatë një interviste pë Abc neës ka folur për 21 vjetorin e themelit të forumit eurosocialist dhe zhvillimet më të fundit politike në vend. Për ish-kryetaren, sot FRESSH nuk është ai që ka qenë 10 vite më parë.
Anëtarja e kryesisë së LSI, Monika Kryemadhi vuri në dukje se, edhe pse nuk kishte marrë ftesë për të festuar përvjetorin e FRESH, si ish-drejtuese të saj theksoi se “Forumi rinor Eurosocialist në 21 vite ka pasur ulje-ngritje”. 
Ajo kujtoi edhe peripecitë që kalon FRESSH gjatë evoluimit. Sigurisht një pjesë e ish-drejtuesve dhe anëtarëve të FRESSH, sot janë pjesë e LSI-së. Monika Kryemadhi gjykon se këta njerëz kanë gjetur tek LSI ato hapësira dhe mundësi, që iu ndrydhën në Partinë Socialiste.
Duke u ndalur në zhvillimet politike në vend Kryemadhi shprehet se bashkëpunimi midis forcave politike është i rëndësishëm.
Sipas saj PS e shikon LSI-në si armiken e saj në politike, ndërsa Rama është një lider që nuk dëshiron të bashkëpunojë, ndryshe nga Nano i cili ishte i gatshëm për bashkëpunim.  Ndërkohë dy ditë më parë, ish-drejtuesja e FRESH Monika Kryemadhi gjatë një interviste për një uebsajt zbuloi fakte të reja për të kaluarën e forumit dhe sjelljen e krerëve të PS socialiste pas kongresit të 1996, ku dukej se Fatos Nano kishte nisur të korrte fitoret brenda PS, pasi kishte dalë nga burgu, po përgatitej për të ardhur në pushtet dhe kishte gjithë luksin të qeveriste i qetë, i gatshëm për të bërë “viktima” kundërshtarët e tij.
“Pas kongresit të ‘96, kur ishin larguar gjithë kundërshtarët dhe ishin afruar në forumet e PS vetëm një pjesë e saj, si dhe disa të rinj pa kontribute, sillte një situatë që vlonte brenda partisë. Nanos i duhej ta menaxhonte këtë reaksion. U deshën pak muaj dhe situata shpërtheu, pasuar me ngjarjet e mëvonshme, kur Nano dha dorëheqjen. Erdhi momenti, që atij i duhej bashkëpunimi i zërave ndryshe në PS, si një strategji, që do të mbante PS e bashkuar. Ndryshe nga Rama i sotëm, Nano e kishte cilësinë e bashkëpunimit me kundërshtarët. Me gjithë se Fatos Nano ishte hakmarrës, ulej në bisedime dhe kërkonte ndihmë kur i duhej, madje edhe nga kundërshtarët. Këtë e bënte me përulësinë më të madhe, pasi i bënte llogaritë, se ky bashkëpunim i duhej. Kështu ai vendosi të përfshijë në qeverisje kundërshtarët, të cilët do të merrnin kosto në qeverisje, por njëherësh do të përmirësonin dhe imazhin e Nanos”, rrëfeu Monika Kryemadhi. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›