Fakti/Pas spostimit në listë, Shegushe Ligori deklaron tërheqjen nga politika
Dje me anë të një njoftimi në rrjetin social facebook, deputetja e Elbasanit zj.Shegushe Ligori, deklaroi tërheqjen nga politika dhe kthimin në profesionin e avokatit. Lajmi i bërë publik nëpërmjet kësaj forme as nuk u shoqërua me ndonjë njoftim nga selia e PS-së dhe as u komentua se bëhej si veprim i mosdakordësisë për vendin që mund të zinte zj.Ligore në listat e ardhshme të Qarkut të Elbasanit. “Tërheqja nga politika” e zonjës Ligori vjen pikërisht në prag të deklarimit të listës zgjedhore nga ana e Partisë Socialiste, vetëm dy ditë nga afati i fundit i dorëzimit të tyre, kur asaj i ishte dhënë një vend i pasigurt për të fituar si deputetë. Teksti i tërheqjes së zj.Ligori i mbushur me përsëritje në 10 herë të llojit “mirënjohje” për çështje që nuk ka ekzistuar ndonjëherë. Më shumë se një letër lamtumire, fjalët e zj.Ligori i ngjanin një mesazhi dëshpërues për të përligjur në një mënyrë daljen e saj nga tregu politik, dalje të cilën e bëri pikërisht usta Edi.
Tashmë në Qarkun e Elbasanit, Edi Rama ka promovuar në vend të zonjës Ligori (Kazazi), zj.Kushi (Caku). Kjo paraqitje në të vërtetë la në hije apo spostoi zërin opozitar të zj.Ligori në mënyrë që të linte hapur listën klienteliste të kryetarit të PS-së. Po ashtu bëhet e ditur se në lista nuk do të jetë më deputeti aktual i Elbasanit Ilir Bejtja, të cilit kryetari Rama i ka kujtuar problemin e martesës, një çështje që për vetë kryetarin e opozitës ka qenë e pazgjidhur prej vitesh. Natyrisht ka bërë gallatë dhe është tallur Ramës me Bejtjen sa i ka dashur qejfi dhe as i ka hyrë në punë veprimi agresiv i fundit i Bejtjes në sallën e Kuvendit kur ky përpiqej të bëhej zë i egër opozitar. Tashmë Bejtjes i ngelet që të shkojë prapa shpurës së “rilindjes” sikur nuk i ka ngelur hatri, në një kohë që hatërmbetja e tij i ka zënë vend për mrekulli në të gjitha anët e fytërës.
Në lista thuhet se nuk do të jetë as Agim Leka. Sipas Edi Ramës, ky nuk bën zhurmë çfarëdo që t’i bësh, prandaj. Postimi i z.Leka i hap rrugë prurjeve të tjera nga Tirana që nuk kanë asnjë lidhje me Elbasanit, por që janë investim i sigurt i sektorit të vjetërsirave e hekurishteve.