E Shtunë, 31 Tetor 2026

LIBRI I TMERRIT, si kujtesë dhe ndëshkim moral

04-05-2013 / Nga Visar Zhiti

Nën kujdesin e MTKRS-se, Muzeu Kombëtar Historik ka botuar nje liber-album me fotografi e dokumente, nga te cilat dalin dhe per here te pare, ku tregohet terrori komunist i diktatures, qe rrezuam. Vepra u promovua ne sallen e madhe te Muzeut Kombetar, ku merrnin pjese degjues te shumte, perfaqesues nga institucionet, nga shoqatat e ish te persekutuarve politike, drejtues te Institutit te Studimeve te Krimit Komunist, etj. Në promovim folën drejtori i Muzeut, zoti Luan Malltezi, drejtori i Institutit të Kujtesës, zoti Agron Tufa, njëri nga autorët e albumit, shkrimtari Enver Kushi, etj.
Po botojmë fjalën e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Visar Zhiti.
Sjell përgëzimet e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si dhe të miat për këtë punë të vyer, me rëndësi, Albumin e Terrorit Komunist, të perziera me shumë dhimbje e trishtim te rende, por dhe me nje ndjenje lehtesimi, si kryerja e nje amaneti, e një detyre. Ky album e të tjerë si ky, botimet e shumta - dëshmi të masakres në diktature, që nënkupton një dhunë të përditshme atehere, por dhe qendresen njerezore, hapur dhe heshturazi, fshehtasi dhe me kryengritje, prania e te gjithe neve ketu, nje pjese e dale dhe nga burgjet apo familjare te atyre qe nuk jane më, unë që po flas, të gjithe së bashku, jemi një mberritje, një  sfide kolektive, një triumf mbi ferrin e së kaluarës, që meriton shkëputje totale, por kujtese. Te kujtojme tmerrin qe te mos kete tmerre.
Botimi i albumit “Terrori komunist në Shqipëri” nga Muzeu Historik Kombëtar, është në vetvete jo vetëm një tregues me anë të cilit shihet qartë se ndërgjegjia kombëtare dhe përgjegjësitë janë zgjuar dhe po veprojne, por edhe qe e kaluara jonë e përbashkët sot ringrihet në vlera të ndjeshme, qe institucionalizohen gjithnjë e me shume, teksa historia shfaqet në përmasat e saj reale e paprekur dhe drithëruese, ashtu siç e njohëm dhe u përballëm me të.
Gjatë gjithë këtyre viteve Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, e përkushtuar të realizoje programin e Qeverisë demokratike, i ka kushtuar një kujdes të veçantë evidentimit dhe përurimit të vlerave më përfaqësuese të komunitetit të të përndjekurve politikë në Shqipëri.
Së shpejti edhe burgu i tmerrshëm i Spaçit do të shndërrohet në muze, që t’i shërbejë njohjes, historisë. Qe
Kështu krahas hapjes së pavijonit të Gjenocidit Komunist në Shqipëri, pranë Muzeut Historik Kombëtar, i cili mbetet një ndër arritjet më të spikatura dhe profesionale të muzeologjisë në vendit tonë, apo një sërë memorialesh në Tiranë e qytete të tjera, Ministria e Kulturës ka botuar një numër të konsiderueshëm veprash me rëndësi të autorëve të anatemuar nga diktatura komuniste si: Faik Konica, Gjergj Fishta, Mit’hat Frashëri, Musine Kokalari, Gjergj Bubani, Vilson Blloshmi, Genc Leka, Havzi Nela, Arshi Pipa, Beti Pipa, Pjetër Pepa, Uran Butka, Fatos Lubonja, Uran Kalakula, etj.
Vepra “Terrori Komunist në Shqipëri”, teksa e merr ndër duar dhe e shfleton, kupton se mesazhi i saj i vërtetë është drejtesia dhe humanizmi, dënimi i se keqes me moral dhe solidariteti njerëzor. Edhe pse ne to shfaqet njeriu i shtypur nga njeriu, i vrari dhe vrasesi, dora dhe pranga, mishi i jetes dhe plumbi i vdekjes.
Nese tragjeditë e Shekspirit do te beheshin album fotografik, me portretet e personazheve, dhe ky album qe kemi tani do te shkruhej, siç edhe po shkruhet, e secila nga fotot te behej personazh, tragjizmi i ketij te dytit ia kalon atij te Shekspirit dhe te gjitha tragjedive te shkruara deri me tani.
Humbja dhe dhembja jane te medha, prandaj çdo perkujdesje dhe dëmshpërblim nuk do t’ia dilnin. E shkuara nuk ndreqet dot, e tashmja po, ne sherbim te se ardhmes. Se pari te mos i leme vend mes nesh antinjeriut.
Ne, personazhet e ketij albumi, bashke me ata qe nuk jane perfshire dot ne te, bashkëvuajtës te shumte, i perkasim lirise dhe demokracise se ketij vendi, si pararoje e gjakosur, jemi themel i moralit dhe i qendreses dhe pas kryengritjeve tona ne burg, protestat e para te studenteve revoltat qytetare moren nga dyfi yne, ne u bashkuam dhe, me t’u përmbysur diktatura komuniste, nisem rrugen e demokracise me enderre Europen dhe Ameriken. Dhe jemi ketu se bashku tani. Tek muzeu, por jo vlere muzeale, Që ta vazhdojme ate qe nisem, qe ka brenda psheretimat tona dhe broherimat e te gjitheve, te atyre qe duan vendin, demokracine, vlerat dhe virtytet. Ne jemi per nje Shqiperi europiane, sa me larg fjales uzurpuese dhe mashtruese “socializem”
Shpresoj te kem thene diçka nga ajo qe do te donit te thonit ju, bashkevuajtes të dashur, duke falenderuar në emrin tuaj dhe te institucionit qe drejtoj, i çuar dhe si deshire juaja, te falenderoj autoret e albumit, Muzeun Historik kombetar, ku ne futemi si force e progresit te atdheut. 

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›