E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama njerëzve: Ju s’dini të pyesni

04-05-2013 / Gazeta 55

Kreu i PS ka nisur të kuptojë se me gjithë marrëveshjet imorale me kundërshtarë politikë, fraksione komuniste apo krahë politikë të bandave, s’ka asgjë në vijë për t’i fituar zgjedhjet. Prandaj, ai ka humbur qetësinë dhe pas përplasjeve të shpeshta me gazetarët, ka nisur të sulmojë edhe njerëzit me të cilët takohet, duke i bërë ata fajtorë se po e nxjerrin gafil para publikut, meqenëse ata s’dinë ta pyesin e ai s’i nxjerr dot në dritën e duhur “xhevahiret” politike

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka tre ditë që zhvillon “kënde takimesh”, në minibashkitë e fituar nga PS-ja në zgjedhjet lokale të 2011, për të paraqitur recetat që sipas tij do të japin një “Rilindje Shqiptare”. Dje ai pati një bashkëbisedimin me banorë  të njësisë nr. 7, në Tiranë, me të cilët më shumë se bashkëbisedoi iu tregoi natyrën e tij të vërtetë. Në këtë takim kreu i PS Rama pyetjeve konkrete të qytetarëve iu përgjigjej me fjalë të përgjithshme, në pamundësi të shpjegohej qartë foli për diplomat, spitalet dhe faturat energjisë elektrike. Dhe kur s’mundej të përgjigje Rama përpiqej të neutralizonte pyetjen e qytetarit me fjalën: “Ju s’dini të pyesni”.
Kuptohet vetiu, Edi Rama në takime të transmetuara drejtpërdrejt  në televizioneve që japin lajme 24 orë, parapëlqen të japë imazhin e një lideri të sigurt, pra, i pranueshëm në sytë e qytetarëve dhe nuk lejon kurrsesi që situata t’i dalë jashtë kontrollit.
Mirëpo gjithmonë ka të papritura.
Ditën e djeshme një qytetar kërkoi në takim të bënte një kritikë, ndërsa Edi Rama i kërkoj atij të bënte pyetje sepse takimi nuk ishte për kritika. Lideri i PS nuk pranon kritika, ai është i pagabueshëm. Por kjo tregon se Rama nuk përballon kritikat që i bëhen publikisht për aleancat imorale me kundërshtarë politikë, fraksione komuniste apo krahë politikë të bandave.
Në fakt, që pas bashkimit me Lëvizjen Socialiste për Integrim, Partia Socialiste ka modifikuar qëndrimin për shumë çështje të programit, duke hequr nga retorika “taksën progresive” dhe “shëndet falas për të gjithë”, për të cilat LSI ka qenë kundër këtyre dy çështjeve, duke e cilësuar taksën progresive si premtim populist që frenon investimet e huaja dhe humor “Portokallie” premtimet e Ramës në shëndetësi.
Shefi i opozitës  Edi Rama ka nisur të kuptojë se pavarësisht pazareve paraelektorale  s’ka asgjë në vijë për t’i fituar zgjedhjet dhe ndjek modelin e kryeministrit Berisha në takime të hapura, në të cilën përjashtohen kritikat. Ai ka humbur qetësinë prej sondazheve publike që e nxjerrin pas 8 vitesh jo në avantazh elektoral.
Padyshim përplasjet e shpeshta me gazetarët, Rama është detyruar të selektojë gazetarët duke neutralizuar kritikat në një moment delikat. Por nëse me gazetarët mund t’i neutralizojë, kreut të PS i ka dalë një tjetër problem që janë qytetarët e kryeqytetit që e kritikojnë për sjelljen jo normale të tij.
Edi Rama ka nisur të sulmojë edhe njerëzit me të cilët takohet, duke i bërë ata fajtorë se po e nxjerrin gafil para publikut, meqenëse ata s’dinë ta pyesin e ai s’i nxjerr dot në dritën e duhur “xhevahiret” politike.
Sidoqoftë një gjë është e sigurt: Edi Rama kërkon të japë idenë se është gati për të qeverisur, pavarësisht se bën gafa të njëpasnjëshme, dhe jo vetëm në vend.

Një ditë më parë regjisorja austriake Eva Hausberger, e cila e ka parë debatin mes Ramës dhe diplomatit Egin Ceka, është shprehur se kreu i PS, “ishte një Ramë arrogant, që u shmangej pyetjeve… buzëqeshte dhe përgjigjej për atë që donte vetë, ndonjëherë duke thënë gjëra të pavërteta”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›