E Diel, 1 Nëntor 2026

Pse i zhduku Rama dhjetëra ekipet sportive të Tiranës 13 vjet më parë kur u bë Kryetar Bashkie?

13-03-2013 / Nga Altin Goxhaj

Në vitin 1998 unë drejtoja Këshillin Rinor Shqiptar dhe në atë kohë Rama u bë Ministër Kulture, Rinie dhe Sporti! Në atë kohë Fondacioni Soros më thirri dhe më tha; ne po kërkojmë një organizatë që t’i ofrojë një zyrë koordinimi Programit të Sportit të Fondacionit Soros dhe të bashkëpunojë me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Drejtorinë Arsimore Tiranë. Në atë kohë në Tiranë kishte me dhjetëra ekipe sportive basketbolli, volejbolli, aerobie, kishte aq shume sa sot s’ka në të gjithë Shqipërinë. Unë në atë kohë u gëzova shumë që Soros do të bashkëpunonte për herë të parë me Këshillin Rinor pasi marrëdhëniet ishin të tendosura që kur dështoi përpjekja Valdete Sales, e vëllait të Edi Ramës dhe vëllait të Eglantina Gjermenit që të më hiqnin mua nga pozicioni dhe në krye të vendosej djali i Valdete Salës dhe kështu MJAFT-i të ishte gati që në 1995-ën. Në fakt program ishte shumë i mirë dhe Këshilli nuk përfitonte asgjë financiarisht, por luante rolin e marrëdhënieve publike dhe patëm një sukses të vërtetë dhe program i sporteve gjatë kohës që Rama ishte Ministër Kulture eci shumë dhe u përhap mirë në Tiranë. Organizata që unë drejtoja nuk kishte absolutisht asnjë përfitim financiar, por ishte shumë e interesuar për këtë program sepse ky program përfshinte mijëra të rinj dhe kishte shumë influencë pozitive te rinia. Kur Rama u bë Kryetar Bashkie kisha bindje absolute se ky program i sporteve do të fuqizohej shumë me një Bashki përkrahëse dhe me mijëra të rinj do të shprehnin talentin e tyre sportiv dhe do të gjallëronin me shume qytetin. Brenda 3 vjetëve program i sporteve u mbyll si nga Soros dhe nga Bashkia Tiranë. Të gjitha ekipet u shpërbenë. Jeta sportive në Tiranë për një dekadë u zhduk krejt.
Ndaj dhe tani që Rama propozon Programin e Rilindjes për Sportin mua më lindin disa pyetje për të djeshmen dhe të ardhmen.
1. Perse e braktisi Edi Rama programin për Sportin kur u bë Kryetar Bashkie ndërkohë që kur ishte Ministër Kulture e përkrahu dhe e përdori gjërësisht edhe në fushatën e 2000?
2. A e vret ndërgjegja Edi Ramen si ish-kryetar Bashkie dhe si ish-sportist për zhdukjen e dhjetëra ekipeve sportive të qytetit të Tiranës që ushtroheshin në 2000 në oborret dhe palestrat e shkollave?
3. A ka ndonjë kompleks apo problem personal Edi Rama me ekipet e volejbollit dhe basketbollit të çunave të rinj?

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›