E Diel, 1 Nëntor 2026

Faktori socio-politik dhe ndikimi i tij tek shqiptarët

Nga Oralda Lahe

oralda lahePolitika e çdo vendi ka ndikimin e saj në të gjitha aspektet e jetës së votuesve dhe një populli pavarësisht vendndodhjes gjeografike. Situata fillon dhe bëhet më e nxehtë me fushatën elektorale e cila ka nisur rrugëtimin e saj. Imazhi i politikanëve në këto ditë merr një përfaqësi me një finalizim të pritshëm pas 23 Qershorit. Madje duhet të presim, pasi kjo datë do të shënojë shumë për  shqiptarët. Në efektet e gjithsecilit prej nesh ka dhe elementë të tjerë të llojit social. Bisedat tona, pavarësisht profesionit që zotërojmë nuk ka asnjë krahasim kur vjen momenti i zgjedhjeve të cilat na ndajnë shumë më pak se një muaj.

Një pritje që të merr frymëmarrjen në momente të caktuara, e në disa të tjera i përafrohet një ndeshje futbolli me tifozët që mbajnë veshur simbolet e skuadrës së tyre. Megjithatë, ne shqiptarët votuesit e vjetër, në kuptimin e atyre që kanë votuar prej vitesh dhe ata të cilët do të votojnë për herë të parë, do ti përafrohen një situate të tillë. Natyrisht nuk jemi ne ata të cilët përcaktojmë vetëm me hamendësimet se kush e meriton të jetë udhëheqësi me fjalë dhe dialogje mes njëri-tjetrit. Faktet dhe vota apo siç thotë populli e bardha mbi të zezë, do të vendosë për katër vitet e ardhshme. Nga ana tjetër, apelet e shpeshta të figurave politike të huaja, do të thotë se duhet të reflektojmë atë çfarë do të zgjedhim në fletën e votimit duke mos e bërë të pavlefshme. Propagandat e vazhdueshme e forcave politike majtas apo djathtas dhe aleatët e tyre kanë lënë një mesazh tek shikuesi apo dëgjuesi. Ajo që do të bëhet nuk mund të ndalet, rëndësi ka vlefshmëria  e votave dhe zgjedhja e një figure përfaqësuese për të gjithë.
Shqiptarët kanë një histori të gjatë dhe në të shumtën e rasteve të dhimbshme. Nuk duhet të harrojmë atë që ka ndodhur në vend në kohë e vite të qeverisjes të ndryshme. Harresa e ngjarjeve të forta nuk sjell zhvillim ndaj një vendi të vogël ku e keqja mbahet mend më shpejt. Miku im apo dhe ti mikesha ime voto, por bëj zgjedhjen e duhur mos e shkel të drejtën e përligjur. Të drejtat nuk duhet të shkelen ashtu sikurse ligjet të cilat lindin bashkë me shtetin. Vota është një dhe e vetme kur votohet me gjakftohtësi dhe jo deklarata të çastit dhe entuziaste. Socio-politika dhe ajo që ne duam të marrim vjen me përditshmërinë, të cilën e shohim dhe përpiqemi të fitojmë më të mirën për veten dhe të afërmit tanë. Ne e dimë se cila është zgjedhja dhe tashmë do të veprojmë me të drejtën e votës në muajin e nxehtë të qershorit.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›