Historia e kolonave zanore të fushatave zgjedhore në Shqipëri
Nga Tirona jonë e Ramës në 2003 deri tek kënga e re PD-së në këtë fushatë
Partia Demokratike ka prezantuar para dy ditësh këngën e fushatës elektorale të 23 qershorit. Në mitingun e Paskuqanit, kreu i PD-së, Sali Berisha, në përfundim të fjalës së tij ka ftuar grupin e njohur Elita 5 dhe këngëtarët e tjerë që kanë shoqëruar PD-në në fushatë, për të performuar për herë të parë vargjet. Teksti i këngës është shkruar nga Armand Trebicka, ndërkohë që këndohet nga Elita 5, Elvana Gjata, Soni Malaj, Genta Ismaili, Vesa Luma, Vedat Ademi, Renis Gjoka, Eni Koçi. Kënga flet për Shqipërinë që ndryshon dhe mbyllet me vargjet Motivi ynë je ti, e jona Shqipëri, prandaj çdo ditë ndryshon.
Kolonat zanore
Në perëndim gjatë fushatave zgjedhore kolona zanore është ndoshta detaji më kryesor, dhe gjetjes së këngës i kushtohet një rëndësi e jashtëzakonshme. Në Shqipëri kultura e kolonave zanore ka hyrë tepër vonë. Risinë e kolonave zanore në Shqipëri e solli Edi Rama në vitin 2003. Rama do të mbahet mend si kandidati që solli një risi të veçantë në fushatat elektorale të zhvilluara në Shqipëri. Kur në vitin 2003 Rama rikandidonte për kreun e Bashkisë së Tiranës, ai zgjodhi një këngë shqiptare si kolonë zanore të fushatës elektorale, në të cilën ai shfaqej vetë si protagonist. Rama këndoi këngën Tirona jonë, së bashku me tre djemtë e grupit West Side Family. Dalja e Edi Ramës si këngëtar, me tekstin e shkruar nga vetë ai, që nis me vargun Shumë zhurmë, shumë zhurmë, u plotësua e u lançua me një klip, xhirimet e të cilit ishin realizuar në zonat më të njohura të Tiranës, nga qendra në periferi. Kjo këngë jo vetëm që u bë hit në Shqipëri gjatë vitit 2003, por ndikoi edhe në fitoren që Rama arriti përballë ish-rivalit të tij, kandidatit të së djathtës, Spartak Ngjela. Por do të vinte di të vinte viti 2009 që tradita e këngëve të fushatave të rikthehej me këngën që ende këndohet dhe satirizohet Shqipëria po Ndryshon e Partisë Demokratike e kënduar nga Elita 5, Genta Ismajli, Leonora Poloska, Elvana Gjata, Soni Malaj, Çiljeta, Stine dhe Bojken Lako. Partia Socialiste doli me këngën Çohu të kënduar nga Ëest Side Family dhe Edi Rama, ashtu si në 2003. Grupi tjetër politik që doli me një këngë fushate ishte G99 e kryesuar nga Erion Veliaj. Ky grup nxorri këngën Do jemi ne të kënduar nga Alban Skënderaj. Gazeta Tirana Observer sjell sot të gjitha kolonat zanore të fushatave zgjedhore në Shqipëri.
ZGJEDHJET E VITIT 2011
-Kolona zanore e Lulzim Bashës: Kënga I Gotta Feeling e The Black
-Kolona zanore e Edi Ramës: Kënga Breath and Life e Audiomachine
ZGJEDHJET E VITIT 2009
-Kolona zanore e PS: Kënga Çohu e kënduar nga West Side Family së bashku me Edi Ramën.
-Kolona zanore e PD: Kënga Shqipëria po ndryshon e kënduar nga Elita 5, Genta Ismajli, Leonora Poloska, Elvana Gjata, Soni Malaj, Çiljeta, Stine dhe Bojken Lako.
ZGJEDHJET E 2007
0Kolona zanore e Edi Ramës: Jehona, është kënduar nga grupi West Side Family së bashku me Edi Ramën.
-Kolona zanore e Sokol Olldashit: Ma kthe qytetin tim, kënduar nga Ermal Mamaqi, në bashkëpunim me Olsën.
ZGJEDHJET E 2005
-Kolona zanore e PS: Kënga Thunderstruck kënduar nga AC/DC
Kolona zanore e PD: Kënga The final countdown kënduar nga Europe
ZGJEDHJET E VITIT 2003
-Kolona zanore e Edi Ramës: Kënga Tirona jonë kënduar West Side Family dhe Edi Rama.
Rama dhe Tirona jonë
Edi Rama do të mbahet mend si kandidati që solli një risi të veçantë në fushatat elektorale të zhvilluara në Shqipëri. Kur në vitin 2003 Rama rikandidonte për kreun e Bashkisë së Tiranës, ai zgjodhi një këngë shqiptare si kolonë zanore të fushatës elektorale, në të cilën ai shfaqej vetë si protagonist. Rama këndoi këngën Tirona jonë, së bashku me tre djemtë e grupit West Side Family. Dalja e Edi Ramës si këngëtar, me tekstin e shkruar nga vetë ai, që nis me vargun Shumë zhurmë, shumë zhurmë, u plotësua e u lançua me një klip, xhirimet e të cilit ishin realizuar në zonat më të njohura të Tiranës, nga qendra në periferi. Kjo këngë jo vetëm që u bë hit në Shqipëri gjatë vitit 2003, por ndikoi edhe në fitoren që Rama arriti përballë ish-rivalit të tij, kandidatit të së djathtës, Spartak Ngjela.
Kënga e PD-së për zgjedhjet e 23 qershorit 2013
Teksti i këngës është shkruar nga Armand Trebicka, ndërkohë që këndohet nga Elita 5, Elvana Gjata, Soni Malaj, Genta Ismaili, Vesa Luma, Vedat Ademi, Renis Gjoka, Eni Koçi. Kënga flet për Shqipërinë që ndryshon dhe mbyllet me vargjet Motivi ynë je ti, e jona Shqipëri, prandaj çdo ditë ndryshon.
Ne jemi ndryshimi
Strofa 1:
Në çdo moment, ky vend ndryshon,
te ardhmen shoh në horizont, në horizont.
E sotmja na përket, e ardhmja ne na pret,
dhe krenari na zgjon, ne jemi ndryshimi.
Refreni:
Jemi ndryshimi, jemi ndryshimi,
të gjithë duart ti bashkojmë.
Jemi ndryshimi, jemi ndryshimi,
mbi çdo sfidë ne do fitojmë.
Strofa 2:
Nën qiellin blu dhe pa re,
na pret të gjithë një ditë e re
një shpresë e re.
Motivi ynë je ti, e jona Shqipëri,
prandaj çdo ditë ndryshon.
Doktor Flori kundër Edi Ramës
Doktor Flori u rikthye ditët e fundit në vëmendjen e publikut, jo vetëm pse këndonte në mitingjet e PD-së, por edhe për këngën e tij të fundit Zemërthyer. Kënga e Dr. Florit kritikonte aleancat e reja të kreut të PS-së, Edi Rama, me të cilin Dr.Flori pati bashkëpunim prej një dekade. Madje, ai dhe dy djemtë e tjerë të grupit West Side Family kanë kënduar himnet e fushatave të Ramës si kryebashkiak në vitin 2003 dhe si kryesocialist për garën parlamentare të vitit 2009. Ashtu siç vihet re edhe në videoklipin e këngës, ai shfaqet kundër paktit Rama-Meta në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.