E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fakultetet e UT-së, më shumë financime këtë vit

Buxheti i Universitetit të Tiranës për vitin 2009 është disa herë më i lartë krahasuar me një vit më parë. Tashmë me miratim të senatit dhe në bazë të një formule të re, fondet që iu ndahen fakulteteve vetëfinancohen nga vetë ato. "Asnjë njësi e Universitetit të Tiranës nuk bëhet më keq se vitin e kaluar. Pra gjendja është pozitive për të gjithë. Financimi buxhetor dhe të ardhurat dytësore janë të tilla që të gjitha fakultetet e UT-së këtë vit kanë financim buxhetor shumë më të madh se sa vitin e kaluar", u shpreh rektori i UT, Dhori Kule.
Për sa i përket investimeve që bëhen për godinat, tashmë universitetet duhet të konkurrojnë me projekte. Universiteti i Tiranës ka gati projektin e ndërtimit të kampusit, i cili pritet të kalojë për shqyrtim në mbledhjen e senatit dhe më pas t‘i prezantohet Ministrisë së Arsimit.
Deri tani është bërë publik vetëm projekti i paraqitur nga UT dhe nuk është prezantuar ndonjë projekt tjetër konkurrent për ndërtimin e kampusit që do t‘u jepte zgjidhje problemeve që kanë fakultetet me sistemimin e studentëve në auditorë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›