E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juve, "Jo" Amaurit për në kombëtaren e Brazilit

Argumenti i ditës e djeshme ka qenë ftesa e Amaurit nga Brazili
për miqësoren ndaj Italisë më 10 shkurt në Londër. Por Juventusi
ia ka mohuar këtë mundësi. Klubi bardhezi ka reaguar me anë
të presidentit të tij, Xhovani Koboli Xhilji: "Për momentin nuk kemi
marrë akoma asnjë ftesë. Kam folur me Blank dhe në fund kemi
vendosur, që të mos e lejojmë lojtarin të shkojë në kombëtaren e
Brazilit. Një vendim, për të cilin klubi i Juventusit i merr përsipër
të gjitha përgjegjësitë, por Amauri do të qëndrojë në skuadër, pikërisht
në këtë moment, ku ne kemi nevojë të qëndrojmë të bashkuar‘.
Menjëherë pas këtij refuzimi ka reaguar edhe vetë Amauri.
"Ëndrra ime është të luaj me Brazilin, por jam i gatshëm të pranoj
vendimin e Juventusit, që mbi të gjitha është klubi që më paguan.
Të hënën do të ketë një takim me drejtuesit e klubit dhe të
shikojmë". Me këto fjalë, Amauri i lë hapur derën kombëtares së
Dungës, edhe pse klubi nuk e lejon këtë herë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›