"Ja Majkëll Felps, duke pirë drogë"
Ja fotoja e Majkëll Felps, duke pirë hashash". E përjavsh
mja (çdo të diel) angleze "News of the World" ofron një
shkrepje komprometuese dhe shokuese në faqet e saj.
"Kanibali" i Baltimorës, fituesi i 8 medaljeve të arta në
Olimpiadën Pekin 2008, ku ka përmirësuar
rekordin e fiksuar në 1972 nga Mark
Spitz, duket qartë në foto, duke "thithur"
kanabis në një lloj epruvete. Felps e ka
afruar gojën në ekstremin e epruvetës
dhe po thith kanabisin e zakonshëm dhe
substancat e tjera. Sipas "News of the
World", fotoja është bërë në 6 nëntorin
e vitit të kaluar, gjatë një feste të organizuar
nga disa studentë të "University Of
South Carolina", në Kolumbia, ku Felps
kishte shkuar për të takuar një vajzë,
Xhordan Metjus. Gazeta sjell dëshminë e një personi
prezent në "party": "Që nga momenti që ka ardhur, Felps
e ka humbur kontrollin. Një sjellje e tillë e tij në festa,
më befasoi shumë, pasi e kisha parë të fitonte aq shumë
medalje. Majkëll kishte ardhur të takonte Xhordan, por
ka përfunduar duke e kaluar kështu çdo mbrëmje. Është
bashkuar me një grup femrash dhe është bërë thumb:
Nuk bëhen shumë festa në Kolumbi, por kur Felps vjen në
festën tënde është një gjë e jashtëzakonshme". Atleti është
bashkuar me admiruesit dhe admirueset duke pirë
hashashin: "Mund të thuash se e kishte bërë
edhe më parë. E mori epruvetën, e dinte
mirë se ç‘duhej të bënte", ka thënë burimi.
"Ndihej në qejfin e tij, ashtu siç dukej në
pishinë. Ishte për medalje të artë edhe në
pirjen e hashashit... Pastaj filloi të bëhej
paksa paranojak, dukej nervoz dhe më pas
iku". Përveç kësaj, mesa duket, Felps kishte
marrë pjesë edhe në një festë tjetër në
mbrëmjet e mëpasme. "News of the World"
lajmëron se, kur Felps ka mësuar për artikullin,
ka ofruar "shifra të jashtëzakonshme
për të mos e publikuar foton. Notari, që prej pak kohësh
ka rinisur stërvitjen, duket se është shtyrë nga ky fakt,
për të hedhur hipotezën e tërheqjes së tij pas lojërave "Londra
2012". Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, Federata
Amerikane e Notit dhe trajneri i notarit, Bob Bouman, nuk
e kanë komentuar akoma këtë çështje.