E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahtisaari shprehu përkrahjen e tij për Kosovën

Ambasadori jorezident i Republikës së Kosovës në Finlandë, Lulzim Peci, u prit në një takim të veçantë nga Martti Ahtisaari, ish-president i Republikës së Finlandës dhe ndërmjetësues i OKB-së për Kosovën.

Ambasadori Peci fillimisht e informoi presidentin Ahtisaari për zhvillimet e fundit rreth dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, njohjet ndërkombëtare dhe progresin e gjithëmbarshëm të Kosovës.

Presidenti Ahtisaari shprehu përkrahjen e tij të pa rezervë për Kosovën dhe theksoi se Serbia nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian pa a njohur Kosovën.

Në vazhdim, ambasadori Peci e informoi presidentin Ahtisaari për agjendën e politikës së jashtme të Kosovës për vitin e ardhshëm, dhe sfidat me të cilat mund të ballafaqohet në realizimin e saj.

Presidenti Ahtisaari i uroi Kosovës anëtarësimin në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe e përkrahu agjendën e saj për integrim në organizatat ndërkombëtare.

Në fund të takimit, presidenti Ahtisaari shprehu kënaqësinë e tij për takimin me ambasadorin Peci dhe rikonfirmoi mbështetjen e tij të plotë për Kosovën dhe forcimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtarë, thuhet në njoftim. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›