Fakulteti ekonomik më i kërkuari, Kule: Aplikuan 45% e matuantëve, ende 307 kuota të lira

Fakulteti Ekonomik mbajti edhe këtë vit akademik vendin e parë si më i kërkuari nga maturantët. 45% maturantëve shqiptarë aplikuan për të studiuar pranë këtij fakulteti.
Dekani Dhori Kule, në një dalje për mediat pas shpalljes së rezultateve të para fitutese, u kërkoi maturantëve të tjerë ende të paklasifikuar si fitues dhe familjeve të tyre të mos shqetësohen pasi ka ende shumë mundësi për tu regjistruar.
Një nga shqetësimet e Dekanit Kule që sipas këtij edhe këtë vit nuk u mor parasysh ishte nisja e vitit të ri akademik i cili nis shumë vonë krahasuar me universitet europiane.
Kule u kujtoi maturantëve të shpallur fitues që kur të aplikojnë të shprehin edhe preferencën e tyre se cilën gjuhë duan ti ndjekin studimet anglisht apo shqip pasi kjo u krijon edhe më shumë lehtësira.
rtsh