E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fakulteti i matematikës në protestë

Fakuteti i formimit të përgjithshëm matematikë-fizikë ndërpret mësimin. Studentët të mbështetur edhe nga pedagogët e tyre, kërkojnë që të ndryshohet statusi i fakultetit, nga fakultet i asociuar në fakultet të pavarur si dhe emërtimi nga fakultet i formimit të përgjithshëm, të marrë emërtimin fakulteti inxhinerik Sipas dekanes së fakultetit, projekti për ngritjen e këtij institucioni është deformuar nga ministra e Arsimit dhe Shkencës, duke i dhënë atij emrin fakultet i formimit të përgjithshëm dhe statusin fakultet i asociuar. Kjo sipas akademikëve dhe studentëve, cënon vijueshmërinë e studimeve dhe vlefshëmirëin e diplomës. Bazuar në këtë ankesë, këshilli i fakultetit të formimit të përgjithshëm, i është drejtuar MASH-it dhe kryeministrit Berisha, me një peticion ku kërkohet të merren parasysh kërkesat e tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›