Bujar Qamili dekorohet me titullin "Mjeshtër i Madh" nga Presidenti
Këngetari i mirënjohur i muzikës popullore Bujar Qamili ka marrë titulli "Mjeshtër i Madh në një ceremoni te organizuar ne Pallatin e Brigadave nga Presidenti Bamir Topi. Nëpërmjet këtij dekorimi Presidenti Topi vleresoi ne nota të larta veprën artistike të Qamilit. Kjo dekoratë është vlerësim jo vetëm për Bujar Qamilin, por për gjithë kontributin e larte që ai ka dhënë në muzikën popullore.Ne këtë ceremoni merrnin pjesë dhe familjare të artistit. Vepra e Bujar Qamilit është me përfqësuesja në muzikën popullore. Muzika e tij ka qene pjese e çdo familjeje në gezime dhe në çdo moment. Kjo është një vlerë më tepër që i shtohet artistëve dhe përmes tij gjithë artit popullor shqiptar.