Falcao e konsideron largimin

Radamel Falcao e ka pranuar se është duke e konsideruar largimin nga Atletico Madridi gjatë afatit kalimtar të verës, pasi që klubi e pranoi se nuk do të mund t’i mbajë yjet që ka, nëse nuk arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.
“Kam filluar të mendoj për largimin pasi klubi tha se do të jetë e vështirë të vazhdojmë së bashku, nëse nuk e arrijmë Championsin. E ardhmja ime ishte e paqartë për shkak të financave, por klubi bëri sakrificë dhe e mbajti tërë ekipin. Kjo tregon se sa mirë është menaxhuar Atletico. Realiteti im është Atletico dhe nuk po mendoj për diçka tjetër”, tha për të përditshmen Marca përfaqësuesi kolumbian, që ka kontratë deri në vitin 2016.