E Shtunë, 31 Tetor 2026

Probleme me mbrojtës

Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova e ka pranuar se skuadra katalunase gjithmonë ka pasur probleme me mbrojtës, pas lëndimit të fundit të Carles Puyolit ndaj Benficas, të martën mbrëma.

Së fundmi, trajneri i ri ka mbetur edhe pa qendërmbrojtësin tjetër, Gerard Pique, po ashtu i lënduar, kurse barra kryesore ka rënë mbi argjentinasin Javier Mascherano.

“Gjithmonë kemi probleme me qendërmbrojtës. Ne duhet të fokusohemi që t’i konvertojmë lojtarët e mesfushës në atë pozitë. Duhet të presim dhe ta shohim se si do të shkojnë punët me Puyolin. Ai është një humbje e madhe për ne”, theksoi trajneri spanjoll.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›