Metani fajtor për zhdukjet e mistershme në Trekëndëshin e Bermudeve

Sipas rezultateve të hulumtimit të dy shkencëtarëve australianë, fajtor kryesor për zhdukjen misterioze të anijeve dhe aeroplanëve në të ashtuquajturin Trekëndësh i Bermudeve është gazi metan!
Mbi bazë të hulumtimeve të dy shkencëtarëve të universitetit Monack nbë Australi, të bëra në oqean, ata në fund të hapësirës ndërmjet Portotikos, bregut të detit të Miamit dhe Bermudeve, që përbëjnë trekëndëshin e menduar të Bermudeve, kanë zbuluar ekzistencën e sasive goxha të mëdha të metan-hidratit dhe gjurmët e erupsioneve të shumta.
Në atë hapësirë nënoqeanike kanë ndodhur erupsione të metanit, i cili pas lëvizjeve tektonike ka dalë nga fundi i detit dhe është drejtuar nga sipërfaqja. Sipas shkencëtarëve, fluskat gjigante të krijuara me atë rast mund të rrëzojnë edhe anije të mëdha, ndërsa gazi që depërton në motor të aeroplanit që në atë moment fluturon mbi fluska, mund të shkaktojë prishje të motorit dhe rrëzimin tij.
Sipas një punimi shkencor para afro 50 vjetësh, përveç në Trekëndëshin e Bermudeve, zhdukje të tilla misterioze janë regjistruar edhe në disa pjesë të Detit Japonez dhe Detit Verior, si dhe ndërmjet pjesëve kontinentale të Evropës dhe Britanisë së Madhe.
Në të gjitha këto vende është konstatuar ekzistimi i sasive të mëdha të metanit dhe gjurmë të erupsioneve.