E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falë naftës bruto, eksportet arritën në 16 miliardë lekë

09-08-2013 / Gazeta 55

Rriten eksportet drejt Spanjës

Për një vend të vogël si yni, mjafton një produkt, nafta bruto, për të ndryshuar peshën e partnerëve tanë në tregti. Kontratat e shtuara të eksportit të naftës bruto kanë bërë që Spanja të bëhet destinacioni i dytë i eksporteve tona, duke u renditur menjëherë pas Italisë. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, falë naftës bruto, eksportet drejt Spanjës arritën në 16 miliardë lekë duke u dyfishuar krahasuar me një vit më parë.
Spanja ka zënë prej dy vitesh vendin e historik të Greqisë si partneri ynë i dytë.
Sipas të dhënave doganore, eksporti në total i kësaj lënde minerale i kaloi 37 miliardë lekë në gjashtë muajt e parë të vitit duke u rritur me 47%. Investimet për nxjerrjen e naftës bruto kanë ndikuar pozitivisht në eksportet tona, ndonëse për ekspertët e ekonomisë mbetet problem eksporti në gjende të papërpunuar të kësaj pasurie natyrore.
Rriten porositë për biznesin fason. Të dhënat nga INSTAT, por edhe nga bizneset/Pas kërkesës së ulët për më shumë se dy vite dhe pagesave të vonuara, në fabrikat e prodhimit të veshje-këpucëve po mbërrijnë më shumë porosi. Këtë e tregojnë shifrat por edhe përfaqësuesit e biznesit. Sipas të dhënave të INSTAT, në gjysmën e parë të këtij viti, eksporti i tekstile këpucëve ishte gati 33.4 miliard lekë, ose 8% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Porositë po rriten me rimëkëmbjen e kërkesës së huaj, ndërsa edhe puna e fabrikave tona duket e përmirësuar. Kriza që duket se po kalon, i nxiti fasonistët të kërkojnë tregje të reja e në të njëjtën kohë të jenë më produktivë. Por, pas 20 vite punë, industria nuk është aty ku duhet. Mbështetja e qeverisë nuk ka munguar, por duket se nuk ka qenë aq efektive sa politikat e ndjekura në rajonin e Ballkanit. Ndaj vetë bizneset vijnë me sugjerime konkrete. Grantet për eksportuesit është një mbështetje tjetër ku mund ta përfshihet fasoni, sektori me numrin më të madh të të punësuarve e që mbulon 30% të eksporteve.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›