Faleminderit Albaniasoccer! Albania-sport.com i shpreh konsideratat më të thella Albaniasoccer për kontributin e pamohueshëm në botën e informacionit online, duke qenë një pikë referimi për mijëra vizitorë, por dhe për vetë median sportive. Alb

Patjetër që duhet thënë kështu. Madje me respekt të thellë. Për atë që ka bërë për lexuesit e saj të shumtë e të përditshëm. Në një farë mënyrë, Albania-sport.com, mund të konsiderohet një bijë e Albaniasoccer.com, pasi është “krijuar” nga i njëjti vizion për informacionin, atë në kohë reale.
Duke njohur si Fatjon Pandovskin e Artan Vatocin, por dhe disa nga bashkëpunëtorët e saj, Albania-sport dëshmon të tregojë respektin më të madh ndaj punës kolosale e të jashtëzakonshme që ka bërë faqja “mëmë” e të gjitha faqeve sportive shqiptare.
Pa asnjë hezitim, Albania-sport.com i shpreh konsideratat më të thella Albaniasoccer për kontributin e pamohueshëm në botën e informacionit online, duke qenë një pikë referimi për mijëra vizitorë, por dhe për vetë median sportive.
Albania-sport.com gjen rastin të kujtojë dhe kontributin e faqeve të tjera pioniere si Futbolli.com apo Sportdashësit.com.
Thank you Albaniasoccer!
Faleminderit Fatjon e Tani
E Hene, 16 Shkurt 2009