Faleminderit ty grua

Letra e Papa Gjon Palit II derguar grave me vitin 1995 dhe nje mesazh i Nene Terezes mbajtur ne konferencen e gruas ne Pekin
Sa shpejt vjen 8 Marsi ne Shqiperi aq sa politikani ka ende mbi tavoline fjalimin e vitit te shkuar kaq shpejt sa sallat e konferencave te shoqatave te grave kundermojne arome te ndenjur mimozash njevjecare shume shpejt sa ekonomisti me entuziazmin per te prezantuar numrat beri lemsh ngjyrat teper shpejt sa analisti-hero i dites nuk vonoi ta personifikonte me vdekjen tragjike te nje kengetareje 21-vjecare.
Po per fat koha ne cdo gjuhe eshte grua dhe ne shqip grua eshte e do te jete. Koha e beri vajze moter me pas i dhuroi oret ditet muajt dhe e beri grua-nene. Kesaj gruaje-nene Papa Gjon Pali II i dedikoi falenderimin e Zotit Faleminderit ty Grua per faktin se je grua Kesaj gruaje-nene Nene Tereza i drejtoi fjalet e meposhtme Gjithcka qe shkaterron dhuraten e te qenit nene qe eshte nje dhurate e Zotit shkaterron dhuraten me te cmuar qe ky Zot u ben grave ate te dashurise si grua. Faleminderit ty grua
Leter e Papa Gjon Pali II drejtuar grave 1995
Faleminderit ty Grua-nene qe je strehe e qenies njerezore ne gezimin e ne dhimbjen e nje eksperience unike qe je buzeqeshja e Zotit per femijen qe sjell ne jete je guida e hapave te tij te pare mbeshtetja ne rritjen e tij pika e referimit ne ecurine e mevonshme te jetes.
Faleminderit ty Grua-nuse qe bashkon ne menyre te pakthyeshme fatin tend me ate te nje burri ne nje raport reciprok ne sherbim te komunitetit e jetes.
Faleminderit ty Grua-vajze grua-moter qe sjell ne rrethin familjar e me pas ne kompleksin e jetes sociale pasurite e ndjeshmerise tende intuites tende bujarise tende e qendrueshmerise tende.
Faleminderit ty Grua-punonjese e angazhuar ne te gjitha fushat e jetes sociale ekonomike kulturore artistike politike per kontributin e domosdoshem qe i jep perpunimit te nje kulture te afte per te lidhur arsyen me sentimentin per nje konceptim te jetes gjithmone te hapur ndaj sensit te misterit per ndertimin e strukturave me te pasura ekonomike e politike te njerezimit.
Faleminderit ty Grua- e shenjteruar qe nen shembullin e gruas me te madhe te te gjitha grave Marise se Krishtit i hapesh me embelsi e besnikeri dashurise se Zotit duke ndihmuar Kishen e te gjithe njerezimin te jetoj ashtu sic Zoti kerkon duke shprehur mrekullisht lidhjen qe ai ka dashur te vendos me krijesat e tij.
Faleminderit ty Grua per faktin se je grua Me perceptimin se eshte vete feminizmi yt qe pasuron kuptimin e botes e kontribuon ne te verteten e plote te raporteve humane.
Leter e Nene Terezes drejtuar grave ne Konferencen IV Boterore te Gruas ne Pekin
e pjesshme
hellipMe duhet te them se nuk arrij te kuptoj se perse disa pohojne se burri e gruaja jane ekzaktesisht te barabarte duke mohuar keshtu bukurine e diversitetit qe ekziston midis burrit e gruas. Dhuratat e Zotit jane te gjitha te mira por jo domosdoshmerisht te njejta. I pergjigjem shpesh kujtdo qe me thote se i pelqen ti sherbej te varferve ashtu sic i sherbej une Ate qe bej une nuk jeni te afte ta beni ju. Ate qe beni ju nuk jam e afte ta bej une Por ju e une se bashku mund te bejme dicka te bukur per Zotin. Kjo vlen dhe per diferencat midis gruas e burrit. Zoti krijoi secilin prej nesh cdo qenie humane per dicka te madhe te duash e te te duan. Perse Zoti i krijoi burrat e grate Sepse dashuria e nje gruaje eshte nje nga fytyrat e dashurise se Zotit. Dashuria e nje burri eshte nje tjeter fytyre e te njejtes dashuri. Burri e gruaja jane krijuar per te dashuruar por secili ne menyre te ndryshme burri e gruaja plotesojne njeri-tjetrin e te dy se bashku shfaqin dashurine e Zotit shume me mire se sa mund ta benin te ndare. Kjo fuqi speciale dashurie qe kane grate nuk eshte kaq evidente se sa kur ato behen nena. Qenia nene eshte dhurata qe Zoti i ben gruas. Sa mirenjohes duhet ti jemi Zotit per kete dhurate qe sjell me vete gezim te madh per nje bote te tere si per burra dhe per grate. E kete dhurate kaq speciale ne mund ta shkaterrojme me te keqen e abortit por dhe me ane te faktit se mendojme se ka gjera me te rendesishme se sa dashuria. Asnje pune asnje program karriere asnje zoterim material asnje ide lirie mund te zevendesoje dashurine. Gjithcka qe shkaterron dhuraten e te qenit nene qe eshte nje dhurate e Zotit shkaterron dhuraten me te cmuar qe ky Zot i ben grave ate te dashurise si grua.
Zoti na ka thene Duaje tjetrit si vetveten. Por deri sa nuk duam veten si mund te duam tjetri me te njejten menyre. Por si mund te dua veten kur nuk pranoj si Zoti me ka bere Kushdo qe mohon bukurine e diferences midis burrit e gruas nuk pranojne se si Zoti u ka bere e pra nuk mund te duan dot tjetrin. Ata nuk mund te sjellin gje tjeter vecse ndarje hidherim e te shkaterrojne paqen ne bote. E aborti shkaterron me shume se gjithcka paqen ne bote sot. E gjithkush qe absolutisht kerkon qe gruaja e burri te jene te njejte jane te gjithe te favorshem ndaj abortit. Ne vend te dhimbjes e vdekjes le te sjellim paqen e gezimin ne bote. Per kete qellim duhet ti kerkojme Zotin dhuraten e paqes e te mesojme te duhemi e te pranojme njeri-tjetrin si vellezer e motra bijte e Zotit. E dime se ambienti me i mire ku femija meson te doje e te lutet eshte familja ku babai e nena eshte deshmitari me i mire i dashurise e i lutjes. Aty ku ka nje krisje apo nje ndarje te familjes shpesh here femijet rriten pa ditur se cdo te thote dashuri e lutje. Nje vend me shume familje te tilla te shkaterruara ka padyshim mjaft probleme. Shpesh kam qene deshmitare e faktit e vecanerisht ne vendet e pasura se femijet kerkojne shpetim tek droga o ne gjera te tjera ne momentin kur duhet te perballojne indiferencen e familjes.
Nga ana tjeter kur familjet jane te forta e te bashkuara femijet jane ne gjendje te shohin ne dashurine e nenes e te babait dashurine speciale qe Zoti ka per ta e mund te arrijne ta bejne vendin e tyre nje vend ku dashurohet e lutet. Femija eshte dhurata me e bukur qe Zoti mund ti beje familjes e ky ka nevoje per nene e babane pasi si njeri e tjetri i manifeston dashurine e Zotit ne menyre speciale. Nje familje qe lutet se bashku jane se bashku e kur jane se bashku duan njeri-tjetrin ashtu si Zoti i ka dashur te gjithe e secilin. E veprat e dashurise jane gjithmone vepra paqeje. E le te ruajme ne zemren tone gezimin per te dashuruar e ta ndajme kete gezim me te gjithe ata qe gjenden ne rrugen tonehellip