Prokuroria mbylli 40 ceshtje korrupsioni te Bashkise se Tiranes

Ministria e Drejtesise dorezon ne Kuvend raportin e inspektimit te prokurorise me subjekt Per organizimin dhe funksionimin e prokurorise ne Republiken e Shqiperise
Nuk kane te sosur shkeljet e organit qendror te akuzes ku nje jave pas dorezimit ne Parlament te raportit te punes 1-vjecare te saj kete here kontrolli i Ministrise se Drejtesise ne disa prokurori te vendit ka nxjerre ne pah nje sere abuzimesh dhe shkeljesh te tjera qe lidhen me punen e institucioneve vartese nga Prokuroria e Pergjithshme. I siguruar nga Standard ne raportin e inspektimit te prokurorise nga ana e Ministrise se Drejtesise dorezuar Kryetares se Kuvendit te Shqiperise me subjekt Per organizimin dhe funksionimin e prokurorise ne Republiken e Shqiperise e vene ne dijeni edhe prokurorja e Pergjithshme verehen qarte konstatimet e shkeljeve ne disa prokurori te vendit ku mes tyre Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Elbasan Shkoder Korce dhe Kukes.
Ne pjesen e trete te raportit 228-faqesh per Konstatimet e shkeljeve te rezultuara nga inspektimet e kryera gjate vitit 2010 dhe rekomandimet perkatese raporti ben me dije ne faqen 204 te tij mes te tjerash se si rrjedhoje e kontrolleve te ushtruara rezulton se shumica e shkeljeve te konstatuara ne keto kontrolle jane konstatuar edhe ne kontrollet e meparshme ne prokurori te ndryshme por kjo shihet qarte ne konstatimet tona per prokurorite te cilat jane kontrolluar. Per kete qellim nga ana jone eshte vene ne dijeni Prokuroria e Pergjithshme dhe i eshte rekomanduar permiresimi i punes ne te ardhmen bashke me masat per tu ndermarre qofte ne drejtim te shfuqizimit te dosjeve te mosfilluara apo te pushuara qofte ne fillimin e procedimit disiplinor per prokuroret per te cilet jane evidentuar shkelje te renda ne punen e tyre. Duke vijuar me tej inspektimi i Ministrise se Drejtesise thekson Gama e shkeljeve te konstatuara nga ana jone radhitet sipas kontrolleve te ushtruara ne Prokurorite e Rretheve Gjyqesore Elbasan Shkoder Korce dhe Kukes.
Sipas raportit vetem ne Prokurorine e Elbasanit evidentohen plot 21 pika per shkelje dhe problematika te ndryshme nderkohe qe nga ana e Ministrise se Drejtesise i jane rekomanduar ndryshimet per permiresim te punes prokurores se Pergjithshme 12 pika kryesore me nenceshtjet e saj. Konstatimet e shkeljeve vazhdojne me Prokurorine e Shkodres me evidentimin e 30 pikave kryesore ndersa rekomandohet permiresimi nga organi qendror i akuzes per 8 problematika. Gjithashtu ne Prokurorine e Korces shkeljet konsistojne ne pika kryesore sikurse jane bere rekomandimet perkatese per Prokurorine e Pergjithshme. Raporti ndalet edhe ne 6 pikat me problematikat e saj ne Prokurorine e Kukesit dhe ne rekomandimet perkatese.
Nderkaq shkeljet jane verejtur edhe ne Prokurorine e Tiranes ku ne faqen 222 raporti i Ministrise se Drejtesise evidenton Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane lidhur me qendrimin e prokurorit gjate gjykimit te kerkeses me objekt Vleftesim te ligjshem te arrestimit ne flagrance dhe caktimin e mases se sigurimit personal ndaj personit nen hetim F. X. detyrim per tu paraqitur ne Policine Gjyqesore ku konkretisht shkeljet me tipike te konstatuara jane Qendrimi i prokurorit per kerkesen e caktimit te mases se sigurimit personal ndaj personit nen hetim F. X. detyrim per tu paraqitur ne Policine Gjyqesore eshte kontradiktor dhe joligjor sepse 1. Nga njera ane prokurori pranon faktin se i dyshuari eshte bashkautor ne kryerjen e veprave penale te Shkaterrimit te prones dhe Goditjes per shkak te detyres parashikuar nga nenet 150 237 e 25 te K. Penal nga ana tjeter nuk e merr parasysh kete fakt dhe ne menyre jobindese kerkon caktimin e mases se sigurimit detyrim per tu paraqitur ne Policine Gjyqesore. 2. Prokurori shmang nenin 25 qe i referohet bashkepunimit rrethane qe ne veshtrim te nenit 229 te K. Pr. Penale konsiderohet si nje nga kriteret me te rendesishme kriter qe ne unitet me faktet dhe rrethanat e tjera te ketij procedimi do te kerkonin medoemos vendosjen e mases se sigurimit per personin nen hetim F. X. ate te Arrestit ne burg. 3. Nuk behet identifikimi i ketij personi nen hetim si person i denuar me pare kur eshte po kjo prokurori qe vetem dy muaj me pare ka kerkuar dhe gjykata me vendimin nr. 1531 date 25.11.2010 ka vendosur deklarimin fajtor te shtetasit F. X. per kryerjen e vepres penale te Organizimit dhe pjesemarrjes ne grumbullime e manifestime te paligjshme dhe ne baze te neneve 262/1 59 60/9 te K. Penal denimin me 3 muaj burg duke e pezulluar ekzekutimin e ketij vendimi me kusht 18 muaj gjate te ciles i pandehuri te mos kryeje veper tjeter penale.
Prokuroria pranon shkeljet e bera
Ne pjesen e katert raporti flet per Reagimet e Prokurorise se Pergjithshme ku duket se organi qendror i akuzes pranon shkeljet e konstatuara nga Ministria e Drejtesise ne plot 12 pika te tij. Konkretisht ne faqen 224 thuhet Nga ana e Prokurorise se Pergjithshme eshte derguar pergjigje ne lidhje me shqyrtimin e rekomandimeve te raportit te inspektimit per kontrollin e ushtruar ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Elbasan. Ne kete kuader raporti citon mes te tjerash 3. U gjeten raste te mosrespektimit te neneve 222 e vijues te K. Pr. Penale lidhur me pergjimet dhe menyrat e administrimit te akteve te pergjimit ne procedimet penale te pushuara. Sa eshte permendur ne raport-inspektimin e Ministrise se Drejtesise ne lidhje me menyren e administrimit te akteve te pergjimit ne fashikujt e procedimeve penale te pushuara u gjend e drejte. Lihet detyre per korrigjimin e menjehershem te praktikes se padrejte te mbajtur deri tani qe materialet e pergjimit te mbahen ne sekretari dhe qe menjehere pas marrjes se vendimit te pushimit ne cdo rast prokuroret duhet te njoftojne me shkrim gjykaten dhe materialet e pergjimit te mos administrohen ne dosjet hetimore per te cilat eshte vendosur pushimi i ceshtjeve.
6. U konstatua se ne cdo rast kur ne prokurori jane referuar ose kallezuar vepra penale te cilat parashikohen nga neni 59 i Kodit te Procedures Penale jane marre vendime mosfillimi. Ky qendrim eshte i gabuar sepse veprat penale kane ekzistuar por nuk kane qene ne kompetencen lendore te prokurorise. Ne keto raste nuk duhet te ishte marre vendim mosfillimi por vendim per shpalljen e moskompetences lendore ne baze te neneve 59 84 dhe 28 pika 1 te Kodit te Procedures Penale. Kjo zgjidhje eshte pranuar ne disa vendime te Gjykates se Larte dhe konkretisht vendimet e Kolegjit Penal te Gjykates se Larte nr. 490 date 14.10.2009 nr. 527 date 21.10.2009 dhe nr. 616 date 18.11.2009.
7. Ne disa procedime penale jane marre vendime pushimi pa kryer hetime te plota dhe te gjithanshme lidhur me automjetet me numra te shasive te falsifikuara. Ne keto procedime duhej te ishin kryer hetime te metejshme per te sqaruar nese kishim te benim me klonime te automjeteve apo jo pra me nxjerrjen nga qarkullimi te nje mjeti te vjeter dhe futjen ne qarkullim te nje mjeti me te ri te se njejtes marke ne vend te tij duke i shenuar falsifikuar mjetit me te ri numrin e shasise se mjetit te vjeter dhe duke i vendosur te njejten targe. Per sqarimin e ketij fakti duhej te ishte kerkuar kryerja e ekspertimit teknik nga vete organi procedues per te sqaruar se cfare numrash dhe shkronjash kane qene ekzistuese perpara korrigjimit te tyre. Po keshtu duhej te ishte kryer keqyrja e imtesishme e mjetit objekt hetimi ne prani te specialisteve perkates per te kerkuar dhe fiksuar ne vende te tjera te fshehta numra dhe shkronja te tjera te automjetit te cilat fabrikohen posacerisht nga prodhuesi per individualizimin e cdo mjeti ne raste te tilla. Kryerja e ketyre veprimeve eshte e lidhur jo vetem me krimin e kontrabandes por dhe me sqarimin e faktit ne se mjetet qe jane paraqitur per kontroll nga personat nen hetim ishin te vjedhur apo jo. Ne vijim po qe se automjetet do te rezultonin te vjedhur lindnin nje sere detyrimesh te tjera per hetimin e plote dhe objektiv te ceshtjes.
8. Ne disa procedime penale prokuroret kane marre vendime pushimi pa zgjatur me pare afatet e hetimit ne kundershtim me parashikimin ligjor te nenit 323 e vijues te Kodit te Procedures Penale kur ne fakt qe ne kohen e regjistrimit te procedimeve penale ishin regjistruar edhe emrat e personave qe u atribuohej vepra penale.
9. U konstatuan disa raste te tjera kur jane marre vendime per zgjatjen e afateve te hetimit megjithese nuk ka pasur emer te ndonje personi te regjistruar ne regjistrin e veprave penale. Keto zgjatje afati kane qene te panevojshme.
10. Ne disa raste jane zvarritur hetimet pa shkaqe te arsyeshme dhe zgjatjet e afateve te hetimeve ne keto procedime ishin te pajustifikuara.
11. U gjeten vendime pushimi dhe mosfillimi me mangesi te dukshme ne argumentimin Iigjor dhe ne arsyetimin e provave dhe fakteve objekt hetimi.
12. Gjithashtu u konstatuan raste ku nga prokurore dhe oficere te Policise Gjyqesore ne perpilimin e akteve procedurale nuk kushtohet vemendja e duhur ne hartimin e akteve procedurale penale. U gjeten akte me mangesi formulimi me gabime kuptimore gramatikore dhe me korrigjime te cilat jane permendur me te drejte edhe ne raport-inspektimin e Ministrise se Drejtesise.