Falënderon të atin, që e la të këndojë

Këngëtarja Nexhmije Pagarusha, është nderuar nga Komuna e Prishtinës me titullin ‘’Qytetare nderi’’.
Në shënim të 80 vjetorit të lindjes se Pagarushës, sonte është pormovuar edhe albumi i saj, përmbledhje e rreth 200 këngëve të kënduara gjatë karrierës së bujshme.
Këngëtarja tha se ky nderim vjen në kohën kur ajo ka më së shumti nevojë për mbështetje.
“Suksesin ia dedikoj babait tim, që më lejoi të këndoj së pari dhe kompozitorit Rexho Mulliqi, që më bëri të madhe’’, u shpreh këngëtarja. /Indeksonline/