Trupi i Rosie, "eksluzivitet" i aktorit Statham

Një prej modeleve më të famshme të botës, Rosie Huntington-Whiteley, tregoi edhe një herë më shumë nga Franca linjat e saj të mrekullueshme.
Megjithatë, këtë herë, "ëngjëlli" i "Victoria's Secret" nuk ishte në ndonjë fushatë publicitare dhe as e gatshme që të "ndante" hiret e saj me markat që paguajnë miliona për të reklamuar produktet e tyre nëpërmjet trupit të saj.
26-vjeçarja udhëtoi në bregun jugor të Francës së bashku me të dashurin, aktorin 20 vjet më të moshuar, Jason Statham, të cilit i dedikoi eksluzivitetin e një prej trupave më të lakmuar të botës./Indeksonline/