Del Katy-n për të harruar Kristen

Ndërsa Robert Pattinson dhe Kristen Stewart duket se janë ndarë përfundimisht, në horizontin e aktorit po shfaqet një tjetër prej femrave më të famshme e terheqese të "show-bizzit", këngëtarja Katy Perry.
Gjithashtu e ndarë ngai dashuri i saj muzikant, John Mayer, në muajin mars, Perry dhe Pattinson kanë gjetur në këtë kohë një "shpatull për të qarë".
Mbrëmjen e së dielës, të dy u fotografuan në Los Anxhelos, përpara se të shkonin së bashku për të ndjekur koncertin e këngëtares "Bjork".
Në të shkuarën, Perry gjithmonë ka pranuar admirimin e saj për Pattinson, për të cilin gjithmonë ka pranuar se i duket tërheqës,transemeton TCH.
Për moment, a zyrtarisht vazhdojnë të jenë vetëm miq, megjithatë, duket se nuk do të jetë e largët dita që "linja e kuqe" mund të shkelet./Indeksonline/