E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falimenton Elinika Gramata

Libri me sa duket nuk eshte si kinemaja qe sipas tradites jo vetem i reziston krizes por edhe lulezon gjate saj. Kriza e thelle e borxhit qe po zhyt vendin ne recesion te thelle dhe shton perdite ushtrine e te papuneve duket se i tregon fort dhembet e saj edhe librit. Deri Krishtlindjet e kaluara mendonim se kriza nuk e kishte perfshire librin.

Kriza eshte ketu eshte prezente

Qe ne maj qershor dhe korrik gjerat po behen dramatike ka nje renie drastike i thote DW pronari i Shtepise Botuese Agra Stavros Pecopullos qe sivjet gati do te pergjysmoje titujt e rinj te librave qe pervit ishin mbi 60. Veshtiresite jane te medha nuk ia dalim me pagesat mujore porosite po veshtiresohen dhe librashitesit marrin vetem librat qe mund te terheqin publikun librat e veshtira na mbeten ne raft thote Pecopullos duke pare here pas here ne drejtim te dy nenpunesve te kioskes ne krahe si per tu shfajesuar per problemet qe ne fakt nuk jane vetem te tijat. Fnac u mbyll ishin tre dyqane te medha. Ishte nje skeme shume e mire se terhiqte nje larmi te madhe titujsh thote per kompanine e famshme franceze me nje game te madhe produktesh qe nga kompjuterat librat dhe deri te cd-te qe per 5 vjet nuk mundi te hape me shume se 3 dyqane ne Athine dhe kriza i la planet e saj per 10 dyqane te reja dhe 25 milione euro investime vetem ne leter.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kostas Nikolopoulos i shtepise botuese 21.

Por kriza kaloi dhe nga kryqezimi i rrugeve Skufa dhe Demokritu dhe i vuri drynin librarise se shtepise botuese Potamos Lumi ne shqip ashtu sic beri dhe me agjencine e shperndarjes se librit To katarti Direku ne shqip por edhe me Vatren te vetmen librari te librit shqip ne qender te Athines. Shitet Jepet me qira ishin lajmerimet e afishuara ne vitrinen e librarise ne rrugen Patisiu 25 si dhe nje lajmerim me nje telefon per legalizim dokumentash qe personeli ne rolin e sekserit merrte persiper ne perpjekjet e tij te deshperuara per te mbajtur hapur vatren e librit. Kriza preku edhe librin. Kohet e fundit nuk shkelte njeri ne librari dhe komshiu u detyrua ta mbylle thote me keqardhje dhe me ankthin e krizes te dukshem ne syte e tij rrobaqepesi Lefter Anagnosti ne dyqanin e tij perbri.

shte pikerisht ky ankth qe deshmon me shume se cdo statistike permasat e verteta te krizes dhe i ben fjalet e Panajotis Kristaqis pronarit te Librarise Kristaqis ne rrugen Ipokratus te tingellojne besueshem me gjithe biznesin e sukseshem te shitjes me shumice te trasheguar nga i ati me rreth 70.000 tituj librash ne vit. Numrat nuk tregojne asgje. Tani shikoni nje levizje per shkak te librit shkollor. Nga 70.000 tituj qe qarkullojme do te kemi nje renie 25-30....

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Dyqani i librave Vatra

Kriza eshte e kudondodhur

Ne te gjithe lartesine e piramides se tregut grek te librit me rreth 10.000 tituj librash te rinj cdo vit qe nga librarite e vogla dhe deri te Qendra Kombetare e Librit qe reduktoi buxhetin nderpreu subvencionimin e Qendres Evropiane te Perkthimit dhe kaloi nje mini krize me doreheqjen e zevendespresidentit te saj shkrimtarit Petros Tacopullos qe nuk e donte veten ne rolin e Mbikqyresit te Keq sikurse deklaroi per te aprovuar lirimin e 9 punonjesve. Erdhi koha te shohim librarite dhe shtepite botuese te ulin qepenat si bizneset dhe dyqanet e tjera te shitjes Po natyrisht rasti me i fundit eshte mbyllja e shtepise botuese Elinika Gramata Letrat Greke i nje shepie botuese historike qe u ngrit me 1957 dhe u mbyll brenda nje nate sic themi ne Greqi i thote DW Magda Kllavdianu korrektore letrare.

Sipas te dhenave me te fundit vetem brenda vitit 2010 jane mbyllur 80 librari ne te gjithe Greqine. Borxhet duket se u marrin frymen ashtu si bizneseve edhe shtepive botuese qe 80 te aktivit te tyre e kane detyrime ndaj bankave dhe furnitoreve. Fitimet e 2009-es jane pergjysmuar per Shtepine Botuese Livanis kurse per shtepine tjeter botuese Qedhros kane rene 44. Por kriza nuk po i ben me te urte botuesit sic thote Kllavdianu. Per fat te keq kriza u erdhi ne ndihme shume botuesve qe te lirojne pa demshperblyer financiarisht punonjesit te paguajne me pak dhe sidomos me vonesa te medha.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Magda Klavdianou

Elinika Gramata me mbylljen e tyre lane ne rruge 95 punonjes midis tyre edhe poetin shqiptar Luan Xhuli qe reportazhi per fat te keq nuk mundi ta evidentoje. Por preku edhe nje shqiptar tjeter shkrimtarin e shquar Ismail Kadare pasi para tre vjetesh shtepia botuese ne fjale kishte marre te drejtat e botimit te vepres se tij dhe para pese muajsh qarkulloi ne greqish romanin e tij Aksidenti. Mbetet keshtu pezull kontrata me autorin por jo vepra e tij korpusi kryesor i se ciles ishte perkthyer nga shtepia tjeter botuese I 21-te. Ne vazhdojme te kemi te drejtat e botimit te pjeses me te madhe te veprave te Kadarese qe jane botuar ne Greqi i thote DW bashkebotuesi me vellane e tij Janin Kostas Nikollopullos si per ti derguar nje mesazh autorit qe te mos e shqetesoje fati i librave te tij ne tregun grek. Pas nje periudhe renieje te vogel te post viteve 90-te shitja e librave te Kadarese shenon perseri rritje thote Nikollopullos dhe sqaron se te dy vellezerit kane perkthyer 17 vepra te fqinjit te famshem.

Me librin shqip ka lidhur aktivitetin e tij botues edhe Aleksandros Desillas me Shtepine e tij Botuese ALDE me seli ne Korfuz dhe nje librari ne Athine dhe per tri jave dhe me nje kioske ne Festivalin e 39te te Librit para mjedisit te Pallatit te Zhapes. Desillas ka nje merak qe ne fakt nuk i zbeh entusiazmin e tij per letersine shqipe Shkrimtaret shqiptare pergjithesisht nuk shiten shume ne Greqi. Kongoli eshte perkthyer 3 here ne Greqi eshte nga shkrimtaret me te rendesishem ne Shqiperi por lexohet me pak se te huajt e tjere qe nuk kane nivelin e vlerave te tij thote Desillas i cili ka gati per botim Kryqin e Harreses te Flutura Ackes.

shte mbremje vone dhe ne kioskat e Festivalit te 39-te te librit ka pak njerez. Per shkak te oreve te vona per shkak te krizes mendova me vete. Pa dashur te pajtohem me thenien qe degjova se greket moderne pergjithesisht lexojne pak. Si per ta fshehur dhe nga Aristoteli i lashte pasi shume afer festivalit te librit vitet e fundit arkeologjia solli ne drite liceun e tij te famshem.

Autor Niko Anagnosti

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›