E Diel, 1 Nëntor 2026

Indi emergjence nga permbytjet 120 te vdekur

Vazhdon emergjenca e kohes se keqe ne veri te Indise pas tre ditesh shira te dendura e te panderprera qe kane shkaktuar 120 te vdekur.

Te pastrehet jane dhjetra mijera. Rreth 1200 fshatra qe ndodhen ne luginen e diges se madhe te Tehrit jane ne rrezik nga permbytjet.

Permbytjet kane goditur kryesisht shtetet himalajane si Utarakand Himakal Pradesh Bihar dhe Harjana. Nderkohe edhe Nju Delhi ndodhet ne gjendje gatishmerie.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›