E Diel, 1 Nëntor 2026

KFOR-i kerkon ndihmen e popullsise civile per kapjen e shkaktareve te trazirave

Komandanti i ri i KFOR-it gjenerali gjerman Erhard Buhler tha sot ne Prishtine se situata e sigurise ne pergjithesi ne Kosove eshte stabile mirepo veshtiresi ka ne veri. Gjenerali Buhler tha se ne veri te Kosoves nevojitet dialog ndermjet aktoreve politik per te zgjidhur ceshtjet qe rrezikojne situaten e sigurise dhe per te shmangur incidentet e vazhdueshme qe po ndodhin ne kete pjese te Kosoves.

Na nevojitet ndihme. Nevojitet ndihma e politikaneve dhe po ashtu nevojitet edhe ndihma e banoreve sepse pershtypjet e mia nga vizitat qe kam pasur ne veri jane se shumica e njerezve duan te jetojne nje jete normale. Jane disa shkaktare te trazirave te cilet duhen arrestuar dhe denuar dhe per kete nevojitet ndihma e banoreve qe ti identifikojme ata ti ndjekim dhe ti denojme tha gjenerali Erhard Buhler.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Gjenerali gjerman Erhard Buhler merr komanden e KFOR-it.

Policia e misionit EULEX ka kohe qe ka deklaruar se jane duke u zhvilluar hetime te cilat do te cojne ne arrestimin e shkaktareve te trazirave ne veri te Mitrovices. Ne kete linje komandanti i KFOR-it eshte i gatshem qe te ndihmoje policine nese nje gje e tille kerkohet nga ai. Sipas autoriteteve kosovare te rendit shkaktaret e trazirave ne veri te Mitrovices dhe persona te tjere jane te perfshire edhe ne kontrabande dhe krim te organizuar. Kontrabanda ne te shumten e rasteve behet ne bashkepunim serb dhe shqiptar.

Kohet e fundit EULEX njoftoi se ne kontrabande me derivate nafte jane perfshire edhe ushtare te KFOR-it. Hetime po zhvillohen per periudhen nga viti 2006 deri ne vitin 2009 dhe cak i hetimeve jane ushtaret ukrainas te cilet kane sherbyer ne Kosove ne kuader te KFOR-it. Komandanti i KFOR-it gjenerali gjerman Erhard Buhler i mbeshtet keto hetime. Nuk eshte nje situate shume e mire per mua si komandat i KFOR-it mirepo mund tiu them se jam shume i interesuar qe te ndiqen keta njerez qe jane te perfshire ne akte kriminale. Pra keta njerez duhet ndjekur dhe duhet denuar thote komandanti i KFOR-it Erhard Buhler.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ushtare te KFOR-it

Komandanti i ri i KFOR-it gjenerali Erhard Buhler ne konferencen per media te paren qe nga marrja e detyres thote se nder objektivat e tij eshte edhe ndihma per Forcen e Sigurise se Kosoves qe te permbushe kapacitetet e saj operacionale. Objektiv i dyte eshte permiresimi i situates se sigurise ne menyre qe KFOR-i te vazhdoje me reduktimin e trupave ashtu sic ndodhi ne fillim te ketij viti. Mendoj se ishte e drejte. 10 mije trupa jane te mjaftueshme per formatin qe ka Kosova dhe per misionin e NATO-s. Ne duhet te mendojme qe te vazhdojme me reduktimin sepse KFOR-i nuk do te qendroje pergjithmone ne Kosove. Mirepo ne kete faze dhe ne te ardhmen ne duhet te adaptojne forcen e NATO-s ne Kosove ne varesi te situtates se sigurise thote komandanti i KFOR-it gjenerali Erhard Buhler.

Faza e pare e reduktimt te te KFOR-it perfshiu zvogelimin e trupave nga 15 mije ne dhjete mije ndersa faza tjeter do te perfshije reduktimin deri ne 2500 trupa. Per fazen e dyte akoma nuk eshte marre vendimi sepse sipas komandantit te KFOR-it duhet te kete nje dakordim politik ndermjet vendeve anetare te NATO-s.

Autor Bekim Shehu

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›