Falimenton kompania sllovake ajrore Skyeurope
Kompania ajrore sllovake Skyeurope ka deklaruar falimentin, si pasojë e mungesës së fondeve për financimin e operacioneve. Kompania ka anulluar po ashtu të gjitha fluturimet e saj dhe ka deklaruar se të gjithë klientët që kanë paguar udhëtimet e tyre me karta krediti, të kërkojnë rimbursimin nga banka ku është kryer pagesa pasi kompania duket se nuk do të rimbursojë klientët e saj.