Turqia dhe Armenia drejt vendosjes së marrëdhënieve diplomatike
Pas gati një shekull armiqësie, Turqia dhe Armenia do vendosin marrëdhënie diplomatike. Konflikti mes tyre nis prej viteve 1915-1918 sepse Armenia e quan genocid vrasjen e 1 milionë armenëve nga qeveria otomane, ndërsa Turqia i cilëson ata, viktima lufte. Konsultimet janë bërë me ndërmjetësinë e Zvicrës dhe dokumentet e dala do të miratohen në parlamentet respektive.