Raporti: Fitorja në Afganistan ende e mundur
Po kështu, Gjenerali amerikan në Afganistan, Stenli Mekkristal ka paraqitur një raport lidhur me situatën në në vend, detajet e të cilit ende nuk janë bërë publike. Siç raportojnë mediat botërore, Mekkristal është shprehur se fitorja ndaj talebanëve është ende e mundur, vetëm në rast se SHBA dhe perëndimorët do të hartojnë një strategji të re që ka si qëllim primar të ketë rritjen e bashkëpunimit mes forcave të NATO-s. Edhe pse në raport nuk është përmendur ndonjë kërkesë për shtim të trupave në këtë vend, gazeta “NY Times” shkruan se një kërkesë e tillë mund të bëhet brenda pak javësh. Nga ana e tij, Sekretari i Mbrojtjes Robert Gates është shprehur optimist me zhvillimet e fundit.
“Mendoj se shumë ngjarje pozitive kanë ndodhur, që nga koha e shtimit të trupave. Në Afganistan ka shumë trupa nga vendet e Europës, rreth 37.000 mijë. Në Afganistan u realizuan zgjedhje dhe kjo është mjaft e rëndësishme për një vend që 30 vitet e fundit i ka kaluar në luftë.”
Kohë më parë, Presidenti amerikan Barak Obama, tha se Afganistani është çështja më e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara. Pak ditë më parë, kryeministri Gordon Broun deklaroi se Britania e Madhe ishte e gatshme për një shtim të trupave në Afganistan.